LAJMI I FUNDIT:

Sipas një studimi të ri, kur fëmija i ngjan babait është më i shëndetshëm

Sipas një studimi të ri, kur fëmija i ngjan babait është më i shëndetshëm

Shkenca na tregon që nëse fëmijët i ngjajnë babait, kjo është gjë e mirë për shëndetin e tyre

Kështu thotë një studim i ri nga “Journal of Health Econimics”, sipas të cilit bebet që i ngjajnë më shumë baballarëve në lindje, kanë më shumë shanse që të shpenzojnë më shumë kohë kualitative me ta, e për pasojë do të jenë më të shëndetshëm në kohën që do të mbushin 1 vjeç.


Por cila është lidhja mes ngjashmërisë në pamje dhe shëndetit? Kërkuesit shkencorë kanë këtë teori:

“Të qenit në kontakt me fëmijën bën që të shtohet dhe kontrolli prindëror mbi ta, pra ata mund të menaxhojnë çdo rrezik potencial që mund të ketë rreth fëmijës, mund të mbledhin informacion, mund ti plotësojnë atyre çdo kërkesë dhe nëse të dy prindërit angazhohen njësoj atëherë kjo është e mirë për shëndetin e bebit. Baballarët kanë një rol të rëndësishëm në rritjen e fëmijës, dhe e gjitha ndikon në shëndetin e tij.”

Skuadra shkencore e Solomon Polaccheck bëri një eksperiment, duke vëzhguar disa prindër meshkuj dhe se si silleshin ata me të vegjlit e tyre për një muaj. Ata dolën në përfundimin se baballarët, fëmijët e të cilëve i ngjanin atyre në pamje, shpenzonin më shumë kohë me ta, rreth 3 ditë më shumë në muaj se të tjerët.

Pra bebet që ngjasonin me babain, kishin një prind mashkull që ishte më i angazhuar në rolin e tij, dhe për rrjedhojë këto fëmijë shkonin më pak në dhomën e emergjencave, sepse nuk kishin probleme me frymëmarrjen apo me sëmundjet e tjera.

Në fakt, zbulimi i një lidhje mes angazhimit të prindërve dhe shëndetit të fëmijës nuk është një surprizë sepse edhe në të shkuarën janë bërë publikime të tilla. Për shembull është fakt i ditur që babai luan një rol shumë të madh me përfshirjen e tij, në zhvillimin e aftësive gjuhësore apo dhe në aftësitë e tij sociale e sjelljen e fëmijës.

Në fund është e rëndësishme të thuhet se thelbi i këtij studimi nuk është të tregohet se fakti që fëmija ngjason me babin do ta bëjë atë më të shëndetshëm, por përfshirja e prindit mashkull në rritjen apo jetën e tij.

Këtë gjë mund ta bëjë dhe një baba, i cili nuk e sheh veten të pasqyruar në fytyrën e fëmijës. Nëse bebi ka apo jo hundën apo sytë e tu, nuk ka rëndësi, ato duhet të kenë të gjithë vëmendjen dhe përkushtimin tënde! /Telegrafi

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori