LAJMI I FUNDIT:

Sipas ligjit të ri, Kazakistani mund të ua heq pedofilëve organet gjenitale me ndërhyrje kirurgjike: Ata nuk janë njerëz

Sipas ligjit të ri, Kazakistani mund të ua heq pedofilëve organet gjenitale me ndërhyrje kirurgjike: Ata nuk janë njerëz

Sipas projektligjit të ri, Kazakistani mund të ua heq me ndërhyrje kirurgjikale dhunuesve më të këqij seksualë dhe pedofilëve, shkruan Daily Mail.

Kjo po ndodh pas ankesave të deputetëve se sistemi i ‘kastrimit kimik’, një nga më të rreptat në botë, nuk i pengon pedofilët të keqtrajtojnë seksualisht fëmijët, transmeton Telegrafi.


Elnur Beisenbaev, deputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i partisë në pushtet Amanat, tha se qeveria deri tani ka kënaqur pedofilët sepse nuk ka insistuar në “kastrimin kirurgjik”.

“Për fat të keq, krimet seksuale ndaj fëmijëve po ndodhin gjithnjë e më shpesh”, tha ai, duke sugjeruar se kastrimi kimik, e cila ul epshin mashkullor duke injektuar ilaçe antiandrogjene, nuk është efektiv.

“Duke liruar dhunuesin, ne e lejojmë atë të përsërisë krimin. Ne nuk propozojmë që kjo të zbatohet për të gjithë pedofilët, por dëshirojmë t’u japim gjykatave mundësinë e kastrimit  kirurgjikal”, shtoi ai.

“Nëse sulmi pedofil është veçanërisht mizor, unë besoj se duhet aplikuar kastrimi kirurgjik”, tha ndër tjera ai.

Rastet e shumta të pedofilisë kanë tronditur shoqërinë kazake dhe i fundit ishte rasti i një vajze pesëvjeçare, e cila u josh nga një 48-vjeçar duke i ofruar akullore. Më pas ai e përdhunoi dhe e vrau, dhe më vonë u dënua me burg dhe kastrim kimik.

“Kohët e fundit janë bërë rreth 430 krime të tilla ndaj fëmijëve tanë. Qeveria jonë tregon mospërputhjen e saj duke mos miratuar kastrimin kirurgjikal, sikur po shkelim të drejtat e pedofilëve, sepse pedofilët janë qenie njerëzore”, tha ai.

“Unë besoj se ata nuk janë qenie njerëzore”, përfundoi Beisenbaev.

Ligji do të diskutohet ende, ka shqetësime për shkeljen e të drejtave të njeriut, por besohet se të paktën pjesë të këtij ligji do të zbatohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori