LAJMI I FUNDIT:

SINKON përkrah kërkesat e punëtorëve grevistë të aeroportit, kërkojnë nga institucionet që të gjejnë zgjidhje

SINKON përkrah kërkesat e punëtorëve grevistë të aeroportit, kërkojnë nga institucionet që të gjejnë zgjidhje

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON), përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se i përkrahin kërkesat e punëtorëve të aeroportit të cilët kanë hyrë në grevë.

“Bazuar në situatën e krijuar ditëve të fundit, ku përmes shprehjes së pakënaqësive rreth mos realizimit të të drejtave të tyre , nën ombrellën e Sindikatës së Punëtoreve te ANP Adem Jashari, punëtoret e lartpërmendur kanë ndërmarrë masa sindikale. Ne si SINKON i përkrahim kërkesat e punëtoreve grevist, dhe ne të njëjtën kohë ju bëjmë apel institucioneve relevante si dhe palëve që ta fillojnë dialogun social në që të gjejnë zgjidhje të kënaqshme për punëtoret dhe palët tjera, në mënyrë që të dilet nga kjo situatë”, thuhet në njoftimin për media.


SINKON ka shtuar se punëtorët e Aeroportit janë profesionist në fushëveprimtaritë e tyre, dhe vazhdimisht kanë treguar përkushtim të lartë ne punë. Bashkëpunimi ynë me ta në veprimtaritë që ndërlidhen ka qenë dhe është i shkëlqyer. /Telegrafi/