LAJMI I FUNDIT:

Sinjalizuesi nga Shërbimet Sekrete ruse, pretendon se ekziston mundësia që në Rusi të ketë grusht-shtet

Sinjalizuesi nga Shërbimet Sekrete ruse, pretendon se ekziston mundësia që në Rusi të ketë grusht-shtet

Rreziku për një grusht-shtet kundër presidentit rus Vladimir Putin, dita-ditës po rritet që kur ka filluar pushtimin e Ukrainës.

Një sinjalizues brenda Shërbimeve Sekrete ruse, i ka dërguar një letër aktivistit rus për të drejtat e njeriut Vladimir Osechkin, që është një prej figurave më të kërkuara në Rusi për shkak të zbulimeve të shumta që i ka bërë sa i përket keqtrajtimeve nëpër burgjet ruse, transmeton Telegrafi.


Në atë letër shpjegohet në detaje kaosi dhe pakënaqësia, që ka kapluar organet e sigurisë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Borrell: Rusia dëshiron ta izolojë Ukrainën nga deti
Lexo po ashtu Borrell: Rusia dëshiron ta izolojë Ukrainën nga deti

Osechkin ka publikuar pothuajse dhjetëra letra, kurse në një bisedë për të përditshmen britanike The Times, ka thënë se Shërbimet Sekrete ruse kanë marrë mbi vete rreziqe të mëdha, kur kanë folur për nervozizmin në rritje ndaj Putinit.

Presidenti rus ka fajësuar Shërbimet Sekrete për mossukses në tentimin rus për ta rrëzuar qeverinë në Kieiv.

Për shkak të agresionit rus në Ukrainë, Stoltenbergut i zgjatet për një vit mandati në krye të NATO-s
Lexo po ashtu Për shkak të agresionit rus në Ukrainë, Stoltenbergut i zgjatet për një vit mandati në krye të NATO-s

E për shkak të sanksioneve që i kanë goditur edhe zyrtarët e Shërbimeve Sekrete ruse, ata janë të gatshëm ta ndryshojnë tërë sistemin në këtë shtet nëse një gjë e tillë konsiderohet si e nevojshme.

“Çdo javë apo muaj sa do të zgjasë kjo luftë, po rriten mundësinë për rebelim në Shërbimet Sekrete ruse”, ka shtuar Osechkin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori