LAJMI I FUNDIT:

Sinidolli, fshati që ka tërhequr banorë të viseve tjera (Video)

Sinidolli, fshati që ka tërhequr banorë të viseve tjera (Video)

Bora që po binte, i jepte pamje edhe më të mirë fshatit Sinidoll.

Ndryshe, quhet Shpati, për shkak të relievit kodrinoro- malor.

Fshati Sinidoll, i cili i takon Komunës së Prishtinës, është fshati i vetëm në të cilin nuk ka pasur asnjë shpërngulje të banorëve. Ndërsa, në të kanë ardhur banorë nga vende të ndryshme të Kosovës.

Ndër ta, është familja e Gani Makollit, të cilët kanë ardhur nga Hertica e Podujevës, për të jetuar në këtë fshat.

Sipas kryefamiljarit, ky vend i plotëson kushtet për një jetesë të mirë.

“Ajri nuk është sikur i Hereticës, po për dallim nga qyteti është mjaft i mirë”, thotë Gani Makolli.

Shumica e banorëve të këtushëm, merren me blegtori. Sepse, kullosat e shumta që gjendën në këtë anë, ua mundësojnë atë.

“U shpërngulëm shkaku i kushteve. Jo për kushtet e jetesës, por më shumë për shkak të rrugës. Por mbase jena në Kosovë nuk jemi keq, mirë është, besa edhe fqinjët ishin të mirë”, thotë më tej i moshuari, përcjell Telegrafi.

Kodrat në këtë fshat, krijojnë rrafshnalta të shumta, duke i dhënë një formësim të bukur atij.

Sot, fshati përbëhet nga  rreth 200 banorë.

Banori, Avni Pestisha, i cili është rritur në Sinidoll, ka thënë se ky vend ka një histori në vete.

“Kjo lagje daton nga viti 1878, kur të parët tonë ishin shpërngulur nga Toplica…Pas Luftës së Dytë Botërore kanë ardhur edhe fiset tjera, siç janë Gashët, Krasniqët”, deklaroi Avni Pestisha.

Lartësia mbidetare, ajri i pastër, apo vendi me një formësim karakteristik, ka thith shumë banorë, të viseve të tjera, për të jetuar atje.

“Pjesa dërmuese këtu merren me rritjen e kafshëve. Ka katër miniferma. Ka shumë pak të punësuar”, shprehet banori tjetër  Avni Pestisha.

Thuhet që banorët vendas, kanë prejardhje nga Toplica, të cilët prej kohësh u vendosën për të jetuar këtu.

Sipas Gani Makollit, vendlindja nuk harrohet, por rehatia në këtë fshat, i kujton jetesën atje./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori