Në mungesë të ujit të pijshëm dhe të harruar nga Institucionet, banorët e fshatit Siniçan të Tetovës me vetiniciativë tentuan të sjellin ujin nga bjeshka. Por ata thonë se në këtë tentim u penguan nga banorët e fshatit tjetër Urviç të cilët pretendojnë se burimet e ujit iu takojnë atyre. E në pamundësi për të zgjidhur vet problemin, banorët e Siniçanit protestuan para komunës së Bogovinës duke kërkuar ndihmë Institucionale.
“Na ndalohen punimet të mos sillet uji në fshatin Siniçan. Pengesat më të mëdha i kemi konkretisht prej fshatit Urviç, që na bëjnë përmes institucioneve qendrore në Shkup”
“Jemi mobilizu këtu se Urviçi na bën pengesa edhe pse kemi gjet disa burime në Malin Sharr por pengojnë thonë nuk janë burimet tuaja. Institucionet heshtin s`bëjnë asgjë, përkrahin Urviçin”
“I lusim institucionet të na lejojnë të punojmë dhe apelojmë deri te bashkëqytetarët e Urviçit që ta kuptojnë këtë proces, ne nuk iu pengojmë atyre, këtu bëhet fjalë për ujin e pijes. Politika nuk rrinë larg kësaj do them, vet e financojmë këtë punë dhe partitë politike le të shohin punën e tyre”
Pas protestës së banorëve, këshilli i komunës së Bogovinës ka mbajtur edhe mbledhjen e jashtëzakonshme ku është vendosur që të përkrahen banorët e Siniçanit në vazhdimin e punimeve për ujësjellësin.
“Bashkë me këshillin komunal jemi zotuar se nga kanali e poshtë, do jetë punë e juaja dhe e komunës për të bë riparimin e gjithë gypave ekzistues. I gjithë këshilli komunal ishte i njëzëri pa asnjë kundër që të merret uji dhe të sillet në Siniçan. Iu bëj apel gjitha subjekteve politike, e di se është fushatë, por mos bëni politikë me ujin për pije në Siniçan, mos bëni politikë, bisedohet për ujin për pije- deklaroi Albon Xhemaili, Kryetar i komunës së Bogovinës.
Banorët paralajmërojnë protesta të reja nëse nuk zgjidhet problemi. Fshati Siniçan përballet me problemin e ujit për pije, që prej viteve të 90, kur me vendim, i gjithë uji i bjeshkëve të kësaj ane, është futur në kanal dhe dërgohet për në liqenin e Mavrovës./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Podujeva do të bëhet më Zonë Industriale, ministrja Hajdari dhe kryetari Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro
Maqedoni, SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe