LAJMI I FUNDIT:

Singer sjellë tri 911, për të shënuar dhjetëvjetorin e themelimit (Foto)

Singer sjellë tri 911, për të shënuar dhjetëvjetorin e themelimit (Foto)

Të tri modelet e ripërpunuara, do të shfaqen në Goodwood Festival of Speed

Rikthimi i një makine klasike, me të gjitha pjesët e reja nuk është diçka që nuk ka ndodhur më herët, mirëpo sjella e një modeli të vjetër me dizajn shumë të lart dhe pjesë speciale, është një gjë që nuk ndodhë shpesh, transmeton Telegrafi.


Kompania Singer që merret me përpunimin e makinave Porsche, e ka ripërpunuar një 911 që e ka shitur për afro dy milionë euro, ndërsa ka një listë të pritjes, për makina me po të njëjtin çmim.

Në kohën kur Singer Vehicle Design, e shënon dhjetëvjetorin e themelimit, do të shfaqë në Goodwood Festival of Speed, tri makina të ndryshme.

Duke filluar nga katër korriku deri më shtatë, kur përfundon ky organizim, në aktivitete të ndara, do t’i shohim versionet e 911 si DSL në ngjyrë të kuqe, Sussex me gri si dhe një tjetër në të kaltër mbyllët.

Mësohet se të njëjta makina shfaqen edhe gjatë muajit gusht, në Monterey Car Week. /Telegrafi/