LAJMI I FUNDIT:

Singapori vaksinoi me dy doza 80 për qind të popullsisë kundër COVID-19

Singapori vaksinoi me dy doza 80 për qind të popullsisë kundër COVID-19

Singapori ka vaksinuar plotësisht 80 për qind të 5.7 milionë njerëzve të tij kundër COVID-19, sipas zyrtarëve, duke u bërë vendi më i vaksinuar në botë dhe duke krijuar terrenin për lehtësimin e mëtejshëm të frenimeve.

“Ne kemi kapërcyer një tjetër moment historik, ku 80 për qind e popullsisë sonë ka marrë regjimin e plotë të dy dozave”, tha Ministri i Shëndetësisë i Singaporit, Ong Ye Kung.


“Kjo do të thotë se Singapori ka bërë një hap tjetër përpara për ta bërë veten më elastikë ndaj COVID-19”, shtoi ai.

Kjo i jep qytetit-shtet të vogël shkallën më të lartë në botë të vaksinimeve të plota, sipas një gjurmuesi nga agjencia e lajmeve reuters.

Vendet e tjera që kanë norma të larta vaksinimi përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Uruguaj dhe Kili, të cilat kanë vaksinuar plotësisht më shumë se 70 për qind të popullsisë së tyre.

Singapori, i cili filloi fushatën e tij të vaksinimit në janar, u mbështet kryesisht në vaksinat e zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori