LAJMI I FUNDIT:

Sindroma Havana – sëmundja që po prek diplomatët amerikanë dhe që dyshohet të ketë lidhje me inteligjencën ruse

Sindroma Havana – sëmundja që po prek diplomatët amerikanë dhe që dyshohet të ketë lidhje me inteligjencën ruse

Një sëmundje misterioze ruse që ka prekur diplomatët amerikanë vitet e fundit thuhet të ketë lidhje me një njësi të inteligjencës ruse.

Sipas një hetimi të përbashkët nga The Insider, Der Spiegel dhe 60 Minutes, sindroma Havana mund të ketë origjinën nga armët zanore ruse.


Ndryshe, sindroma e ka marrë emrin nga kryeqyteti i Kubës, Havana, ku edhe është zbuluar rasti i parë me këtë sëmundje në vitin 2016, megjithëse raporti i ri sugjeron se rastet e para mund të jenë shfaqur në Gjermani dy vjet më parë.

Personeli amerikan i goditur nga kjo sëmundje, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë, CIA-n dhe stafin e FBI-së, janë ankuar për marramendje, dhimbje koke, vështirësi në përqendrim, probleme me shikimin dhe dëgjimin, si dhe një tingull intensiv të dhimbshëm në veshët e tyre.

Por, prej kohësh ekziston dyshimi se ata janë goditur nga energjia e drejtuar ose mikrovalët e shpërndara nga pajisjet e fshehura ruse, opsion ky i cili u pranua të jetë i mundshëm edhe nga inteligjenca amerikane, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Hetimi i ri pretendon se një operativë nga një njësi e inteligjencës ushtarake ruse, e njohur si 29155, mund të ketë shënjestruar trurin e diplomatëve amerikanë me armë energjetike.

Si pjesë e hetimit, raportohet gjithashtu se oficerët e njësisë 29155 janë shpërblyer për punën e tyre në lidhje me zhvillimin e “armëve akustike jovdekjeprurëse”.

Se Rusia qëndron pas kësaj pune beson edhe ish-kreu i hetimit të Pentagonit për incidentin misterioz shëndetësor, Greg Edgreen, i cili ka theksuar se shteti rus po i sulmon zyrtarët amerikanë si jashtë ashtu edhe brenda vendit.

Duke iu përgjigjur raportit, zyrtarët amerikanë u shprehën se “do të vazhdojnë të shqyrtojnë nga afër incidentet anormale shëndetësore”, dhe përsëritën qëndrimin e tyre se “ka gjasa që edhe një kundërshtar i huaj të jetë përgjegjës”.

Gjithashtu, ata thanë se “nuk dyshojnë në përvojat dhe simptomat reale që kolegët dhe anëtarët e familjes së tyre kanë raportuar”.

Ndryshe, Rusia ende nuk ka komentuar mbi raportin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Kalo në kategori