LAJMI I FUNDIT:

Sindikatat e Shëndetësisë përkrahin SBAShK-un, kërkojnë përfshirje në hartimin e Projektligjit të Pagave

Sindikatat e Shëndetësisë përkrahin SBAShK-un, kërkojnë përfshirje në hartimin e Projektligjit të Pagave

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës po përkrahë qëndrimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) e cila ka paralajmëruar protestë më 4 dhjetor për shkak të mosmiratimit të Ligjit të Pagave.

Përmes një komunikate për medie, nga FSSHK-ja kanë bërë të ditur se pas zgjedhjeve lokale do t’i adresohen Qeverisë me kërkesën e njëjtë, që të përfshihen në procesin e hartimit të Projektligjit për Paga.


“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përkrah plotësisht kërkesën legjitime të SBASHK-ut respektivisht Këshillit Drejtues të saj, kërkesa këto të përbashkëta edhe të Federatës të paraqitura në Protestën e fundit të mbajtur me datë 08.11.2021”, thuhet në komunikatë.

“FSSHK në koordinim me Sindikatat e tjera menjëherë pas zgjedhjeve lokale do ti adresohet Qeverisë me kërkesën e njëjtë që Sindikatat të përfshihen në proces të hartimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe që i njëjti të implementohet me buxhetin e vitit 2022. Qeveria edhe njëherë ka treguar se nuk i përfill punëtorët shëndetësor respektivisht të punësuarit në institucione publike duke ia dërguar Projektligjin për paga në sektorin publik për komente menaxhmenteve të institucioneve e jo përfaqësuesve të punëtorëve të cilët me kohë kanë reaguar për transparencë dhe bashkëpunim në hartim të këtij Projektligji”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ata në fund kanë dhënë edhe një njoftim për punonjësit shëndetësor, duke thënë se “Projektligji i cili po qarkullon tek menaxhmentet nuk është i plotësuar me shtojcën respektivisht Aneksin, nuk dihet se me cilin koeficient janë përllogaritur pagat, andaj ne të gjithë së bashku duhet të jemi unik dhe të mos lejojmë që fatin tonë ta përcaktojnë të tjerët”.

Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 4 dhjetor për shkak të mosmiratimit të Ligjit të Pagave.

​SBAShK-u proteston më 4 dhjetor, Jasharaj: Do të jetë alarmi i fundit për qeverinë
Lexo po ashtu ​SBAShK-u proteston më 4 dhjetor, Jasharaj: Do të jetë alarmi i fundit për qeverinë

Në mbledhjen e jashtëzakonshme që SBASHK-u mbajti me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve, tha se nëse Qeveria nuk reflekton atëherë mund të merren edhe masa tjera sindikale, duke përfshirë edhe grevën.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se po mungon vullneti nga ana e qeverisë për tu takuar me sindikatën, ku përmendi kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kryetari i SBASHK-ut tha se opsion pas 4 dhjetorit do të jetë një protestë më masive, ndërsa më pas në janar edhe veprime të tjera sindikale.

“SBAShK-u veprimin e parë sindikal do të bëjë të shtunën e 4 dhjetorit me pjesëmarrje të kufizuar. 4 dhjetori do të jetë alarmi i fundit për qeverinë. Opsioni i parë pas 4 dhjetorit është ta përgatisim një protestë, që nënkupton në atë protestë do të jenë të gjithë. Pas kësaj do të fillojmë me grevën e përshkallëzuar”, tha ai.

Jasharaj më tej tha se edhe pse nga Qeveria është deklaruar se po punohet në Ligjin e pagave, në këtë diskutim nuk janë përfshirë sindikatat.

Ndryshe, lidhur me Ligjin e pagave është deklaruar sot edhe zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Ai ka thënë se SBASHK-u duhet të tregojë durim.

“Adresa e SBASHKU me Qeverinë është përmes Ministrisë së Arsimit. Ata kanë shprehur pakënaqësi sa i përket Ligjit të pagave që ka të bëjë me të gjithë sektorët. Unë sipas informacioneve që kam, është duke u punuar në ligj dhe brenda këtij viti pritet të ketë disa rezultate. SBASHK-u duhet të tregojë durim”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori