LAJMI I FUNDIT:

Sindikatat dhe organizatat e Maqedonisë: Rryma s’duhet të shtrenjtohet

Sindikatat dhe organizatat e Maqedonisë: Rryma s’duhet të shtrenjtohet

Nëpërmjet një njoftimi disa sindikata dhe organizata të Maqedonisë reagojnë ndaj “vendimit skandaloz të Komisionit Rregullator për Energjetikë për shtrenjtimin e rrymës për 7.4%, dhe kërkojmë menjëherë të anulohet”.

“Revoltuese është se vendimi merret në kulmin e krizës më të madhe të kohës më të re, kur mijëra persona mbesin pa punë apo marrin ulje të pagave, si dhe në periudhën kur zbulohen skandalet e firmave që kanë marrë ndihmë shtetërore dhe nuk kanë paguar pagat për punëtorët. Me propozim-vendim të tillë të dëmshëm edhe një herë vërtetohet se goditja më e madhe e krizës do të jetë ndaj punëtorëve dhe personave më të rrezikuar”, thuhet në kumtesën e sindikatave dhe organizatave, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata shtojnë se vendimi është revoltues për shkak se kreu i KRRE-së, deklaroi se çmimi duhet të rritet për shkak të hyrave të zvogëluara të kompanive energjetike.

“Përfitimi i kompanive të mëdha monopol nuk duhet të jetë para interesit publik dhe obligimit të shtetit që t’i mbrojë qytetarët më të varfër”, thuhet në njoftim.

Vendimi është revoltues, thuhet më tej në njoftim, për shkak se vendimi merret aty për aty, pa asnjë debat publik, në mes vere, para fundjavës së vazhduar dhe festës shtetërore, kur qytetarët nuk kanë shumë hapësirë për të reaguar.

“Vendimi merret edhe pas periudhës së zgjedhjeve, kur nuk është konstituuar Kuvendi dhe nuk është zgjedhur Qeveria, dhe për këtë shkak është kontestues legjitimiteti i këtij vendim. Ky s’është vendim teknik, është vendim politik, me pasoja serioze politike dhe sociale”, thuhet në kumtesën e këtyre shoqatave.

Ata përmendin se shtete evropiane gjatë krizës së coronavirusi morën vendime ku janë anuluar pagesa e llogarive për rrymë për qytetarët e varfër, apo është ulur çmimi i rrymës ndërsa shteti ynë, thonë ata, që ka varfërinë dhe papunësinë më të madhe në Evropë, në vend që të merr një vendim të tillë, rrit çmimet.

“Kërkojmë nga KRRE ta tërheq vendimin për shtrenjtimin e rrymës”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori