Sindikata e Administratës së Kosovës ia ka propozuar Qeverisë së Kosovës tri opsione për çështjen e stazhit të punës gjatë dekadës së fundit të shekullit të njëzetë, kur Kosova ishte okupuar dhe qeverisej nga regjimi serb i Milosheviqit, shkruan sot Koha Ditore.

Propozimi i parë është të mos e njohë si stazh pune periudhën nga viti 1990-1999, për asnjë punëtor. I dyti - nëse njihet stazhi për punëtorët e arsimit e të shëndetësisë, atëherë të njihet edhe për punëtorët e të gjithë sektorëve.


Dhe opsioni i tretë është që të zvogëlohet nga 15 vetëm në 10 vjet stazhi i nevojshëm i punës për të përfituar pensionin kontributdhënës. /Telegrafi/