Me rastin e 4 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës përmes një reagimi publik ka kërkuar nga institucionet e vendit reagim urgjent për të përmirësuar kushtet e tyre të punës.
Në komunikatën për media nga sindikata kanë deklaruar se kjo ditë zjarrfikësit në Kosovë i gjen në gjendje jo të mirë, me shumë paqartësi, të paorganizuar, të padefinuar sa i përket kompetencave menaxhuese, status të pazgjedhur dhe gjithashtu edhe sa i përket të drejtave të punëtorëve, (shkelje dhe diskriminime), mungesë të pajisjeve të punës, kushteve të punës dhe aspekte të tjera.
“Sfidë kryesore për zjarrfikësit e Kosovës mbetet moszbatimi i ligjeve, mosdefinimi i kompetencave në mes të nivelit qendror dhe lokal, mungesa e planifikimit buxhetor, mungesa e investimeve, ndarja e përgjegjësive, se kush duhet të përkujdeset për zjarrfikësit. Kjo shkakton probleme dhe zjarrfikësit pësojnë pikërisht nga ky dualizëm i krijuar. Kjo gjendje ka paraqitur problem edhe në përfitimin dhe realizimin e të drejtave që ju takojnë me ligj, në kompensimin e ndërrimeve të natës, orët jashtë orarit, festave dhe benefiteve tjera, këto benifite nuk janë realizuar pikërisht për shkak të mosdefinimit të kompetencave dhe dualizmit të krijuar në mes te nivelit qendror dhe lokal”, thuhet mes tjerash.
Sipas sindikatës, zjarrfikësit janë pa përkujdesje institucionale, pasi “askush nuk merr përgjegjësitë që iu takojnë si punëdhënës që të përkujdesen për të përmbushur obligimet që dalin nga aktet ligjore dhe nga kontrata e themelimit të marrëdhënies së punës dhe kjo gjendje e krijuar i ka irrituar zjarrfikësit, ka krijuar gjendje të pakuptimtë, të papranuar dhe të papërballueshme”.
Sindikata konsideron se këto shkelje ligjore, diskriminime po rëndojnë mbi supet e zjarrfikësve.
Sfidë tjetër thuhet se është numri i vogël i zjarrfikësve, pajisjet dhe mjetet e punës në mungesë, pajisje të patestuara sipas deklaratës së prodhuesit, mosaplikimi i masave për mbrojtje dhe siguri në punë, mungesa e sigurimeve shëndetësore, diskriminimet dhe shkeljet e të drejtave të kësaj kategorie të të punësuarve në nivel vendi.
“Mbesim me shpresë që ky vit do të jetë vit i kthesës, vit i realizimit të të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes ne përgjithësi për zjarrfikësit e Kosovës. Prandaj, edhe njëherë apelojmë te institucionet shtetërore, Qeveria e Kosovës, ministritë përkatëse, kryetarët e komunave që t’i harmonizojnë qëndrimet dhe urgjentisht të angazhohen që kjo gjendje e krijuar të tejkalohet dhe zjarrfikësve të iu kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur me vite”.
“Të krijohen kushte normale për punë, të ngritën kapacitetet operative që shërbimi i zjarrfikësve të trajtohet ashtu siç e meritojnë shpëtimtarët kudo në mbarë botën. Gjithashtu, i ftoj institucionet nga niveli qendror, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme, AME dhe të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës që me rastin e Ditës se Zjarrfikësve t’i vizitojnë shërbimet e zjarrfikjes dhe shpëtimit në Kosovë, që nga afër t’i shohin se me çfarë problemesh ballafaqohen”, përfundon komunikata./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak