LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e pavarur e bujqve në Maqedoni: Shteti të mos i ndërpresë marrëveshjet për qira të tokave

Sindikata e pavarur e bujqve në Maqedoni: Shteti të mos i ndërpresë marrëveshjet për qira të tokave

Shteti të mos i ndërprejë marrëveshjet për qira të tokave bujqësore, apelon Sindikata e pavarur e bujqve dhe blegtorëve. Sindikata kërkon takim urgjent me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha veçanërisht në lidhje me marrëveshjet në Sveti Nikollsko dhe Ovçe Pole. Nëse kjo nuk ndodh paralajmëroi se do të organizojë protesta.

Siç tha sot kryetari i Federatës së Sindikatave Bujqësore, Nikolla Shalev, 450 bujqve u është marrë e drejta e shfrytëzimit të tokës bujqësore e cila paraprakisht u është dhënë në koncesion shumëvjeçar. Me gjestin e tillë, përmendi Shalev, shteti nxit krijim të rasteve sociale dhe valë të re të largimit të rinisë nga vendi.


“Bujqit tashmë frikohen. Morëm vendim për ndërprerje të marrëveshjeve dhe për kthim të tokës e cila është nën posedimin tonë. Kjo nënkupton se pushteti dhe një pjesë e saj nuk ka opsion tjetër, por shpresë se e përparon bujqësinë. Me paratë e marra nga Evropa për gjoja ngritje të parqeve për energji alternative na i prishin kontratat që të mund ta shesin tokën. Kërkesa jonë është t’i stornojnë të gjitha vendimet për kthim të qeverisjes. Kemi obligimet tona para bankave, kemi marrë kredi, si t’i paguajmë qiratë. Personalisht, firma ime familjare “Bio agromarket” kërkon rreth 7.000 euro, ndërsa detyrohet rreth 1.500 euro. Ma jepni dallimin, bëni shmangie të atyre mjeteve”, deklaroi Shalev para Ministrisë së Bujqësisë.

“Komunën Sveti Nikollë e kemi ndarë në shtatë mikro rajone bujqësore-prodhuese. Çdo rajon bashkon një numër të caktuar të fshatrave. Kemi identifikim të të gjithë prodhuesve, bujqve, në rajonet. Në vend që të na respektojnë dhe të fillojmë zhvillimin e përbashkët, ata na i ndërpresin marrëveshjet”, shtoi kryetari i Federatës së sindikatave bujqësore.

Edhe kryetari i rajonit lindor të bujqve dhe blegtorëve pranë Konfederatës së organizatave sindikale, Riste Banjeglav bëri thirrje që shteti t’u ndihmojë bujqve të cilët për momentin, siç tha, përballen me probleme serioze krahas korona pandemisë.

Ai vlerësoi se me ndërprerjen e vendimeve për toka, mbi 400 familje, mes të cilave edhe njerëz të rinj do të fillojnë të mendojnë për ikje nga shteti.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori