Sindikata e pavarur akademike e Maqedonisë mbajti kongresin e parë zgjedhor
Sindikata e pavarur akademike e Maqedonisë (SPAM) ka mbajtur kongresin e parë të rregullt zgjedhor të saj, ku për kryetare u votua Maja Stefanoviq nga Fakulteti për art dramatik – Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë kongres u zgodhën edhe anëtarët e Këshillit, Këshillit mbikëqyrës dhe Komisioni statutar i Sindikatës. Gjithashtu, u vërtetuan angazhimet e SPAM-it për respektim të plotë të autonomisë akademike, si edhe për rivendosje të rolit të sektorit akademik në shoqëri.
SPAM-i do të angazhohet për ruajtjen e personalitetit dhe integritetit profesional të anëtarëve të tij, sipas parimit të autonomisë së universitetit, përmirësimin e kushteve për zhvillimin profesional dhe përparimin, si edhe ruajtjen e punës intelektuale dhe veprimtarisë, rritjen e cilësisë së arsimit dhe aktivitetit shkencor, etj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251