LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Doganës së Kosovës e pakënaqur me Ligjin e Pagave

Sindikata e Doganës së Kosovës e pakënaqur me Ligjin e Pagave

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, shprehë shqetësimet që ka shkaktuar Projektligji i Pagave.

Sipas Sindikatës ky Ligj ka shkaktuar pakënaqësi të punonjësit e Doganës, pasi sipas tyre, propozimet e Sindikatës nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë plotësuar në këtë draft.


“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se janë shterur të gjitha format tjera për realizmin e këtyre kërkesave edhe përkundër njoftimeve parprake situata mbetet e njëjtë, tash e tutje SPDK do të kaloj në forma tjera të reagimit sindikal të paralajmëruara edhe medialisht ditë më parë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Doganës.

Qeveria nuk e tërheq Ligjin për Pagat, pavarësisht grevave
Lexo po ashtu Qeveria nuk e tërheq Ligjin për Pagat, pavarësisht grevave

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës urgjentisht kërkon nga Qeveria e Kosovës, Komisionet Parlamentare dhe Deputetët e Kuvendit që të reflektojnë dhe ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Projektligjin e Pagave për punëtorët e Doganës, në të kundërtën veprimet sindikale të ndërmarra konformë dipozitave ligjore në vend, do të intensifikohen ditëve në vijim. /Telegrafi/