LAJMI I FUNDIT:

Sindikalisti i shërbyesve civilë, Sefaj: Koeficienti i marrëzisë prej 105 euro është i papranueshëm

Sindikalisti i shërbyesve civilë, Sefaj: Koeficienti i marrëzisë prej 105 euro është i papranueshëm

Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, ka kundërshtuar ashpër vlerën e koeficientit prej 105 euro të vendosur nga Qeveria e Kosovës për Ligjin e Pagave.

Ai e ka quajtur atë “koeficient të marrëzisë”, ndërsa ka thënë se është i papranueshëm dhe se “veç marrëzi do të prodhojë”.

“Qeveria e arrogancës, veç arrogancë di të prodhoj. E tillë është edhe vlera e koeficientit. Ndoshta edhe vlerën e koeficientit e kanë llogaritur me pagën qe meritojnë ministrat dhe kabinetet, por jo edhe me profesionalizmin e sektorit publik dhe inflacionin qe e ka goditur vendin”.


“Koeficienti i marrëzisë prej 105 euro është i papranueshëm dhe veç marrëzi do të prodhojë”, ka shkruar Sefaj në Facebook.

Ndryshe, vlera e koeficientit për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro.

“Pas këtij procesi voluminoz dhe shumë kompleks është arritur te vlera e koeficientit për vitin 2023 dhe ai është 105 euro, ndërsa në janar të vitit 2024, sipas Ministrisë së Financave ai do të jetë 110 euro”, tha kryeministri Albin Kurti gjatë arsyetimit të vendimit.

Më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.

Pas dekretimit, ky Ligj është publikuar në Gazetën Zyrtare, e që do të jetë i gatshëm për zbatim brenda 30 ditëve. /Telegrafi/

 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori