LAJMI I FUNDIT:

Simovski: Sistemi për regjistrim përditësohet për të mos pasur probleme në të ardhmen

Simovski: Sistemi për regjistrim përditësohet për të mos pasur probleme në të ardhmen

Prej fillimit deri tani janë regjistruar rreth 150 mijë persona, informuan sot nga Enti Shtetëror për Statistika.

Drejtori Apostol Simovski dhe zv.drejtori Ilmi Selami, sot e vizituan komisionin rajonal regjistrues në Kumanovë dhe Nagoriçan të Vjetër. Simovski tha se bëhet përditësim dhe ristartim i procesit, për t’u larguar të gjitha problemet e mundshme në të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Informacioni im është se po bëhet një azhurnim për atë që është bërë dje dhe i gjithë procesi është rifilluar në mënyrë që të shmangim çdo defekt që mund të ndodhë me atë ndërprerje gjatë ditës së djeshme dhe që ne nuk kemi probleme në lidhje me atë pjesë”, deklaroi Simovski.

Sipas tij, ndërprerja nuk mund të shkaktojë dyfishim të të dhënave.

Simovski beson se nuk do të ketë nevojë të zgjatet afati për regjistrim, për shkak të këtyre problemeve, sepse ato pritet të tejkalohen gjatë kësaj dite.

“Sot është dita e tretë e regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave në Maqedoni. Ne po shkojmë në terren, po e zbatojmë këtë aktivitet dhe shpresojmë se do ta përfundojmë deri në fund të afatit të planifikuar” – tha Simovski, i cili shtoi se ka pritje të mirë në mesin e popullatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori