LAJMI I FUNDIT:

Simovski: Numri i personave që kanë braktisur vendin është shumë më i madh se shifrat e dala nga regjistrimi

Simovski: Numri i personave që kanë braktisur vendin është shumë më i madh se shifrat e dala nga regjistrimi
Foto: AIM

Vendi për çdo ditë e më shumë po e humb forcën punëtore dhe kjo e rëndon edhe më tepër ekonominë e vendit. Kështu vlerëson drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski i cili, në “Programin 200” theksoi se forca punëtore aktive në vend, nuk mund të mbulojë as të ardhurat për pensionet.

“Teoria thotë se që të mbahet një pensionist duhet të punojnë katër persona. Tek ne rreth 700 000 është numri i personave aktiv që punojnë, rreth 400 mijë e diçka është numri i pensionistëve. Ne as prej larg nuk kemi mbulim për ata njerëz të cilët e kanë kryer periudhën e tyre të punës.


Duhet patjetër të nisemi në mënyrë strategjike dhe të zgjidhen (problemet) jo vetëm të shkruhen strategjitë në letër, të tilla kemi plotë të mira, por duhet të zbatohen me politika reale”, tha Apostol Simoski, drejtor i Entit të Statistikave.

Simovski thotë se numri i popullsisë që e ka braktisur vendin, është tepër më i madh se shifrat që dolën nga regjistrimi.