LAJMI I FUNDIT:

Simonsit iu anulua dhe Rodrit iu pranua një gol i ngjashëm: Si e shqetësoi Dumfries portierin dhe Morata jo?

Simonsit iu anulua dhe Rodrit iu pranua një gol i ngjashëm: Si e shqetësoi Dumfries portierin dhe Morata jo?

Goli i barazimit të Spanjës ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e mbrëmshme të fazës së 16-të të Euros shkaktoi shumë polemika.

Ishte duke u luajtur minuta e 29-të, Gjeorgjia kishte epërsi 1:0 dhe spanjollët luajtën një kohë të gjatë rreth portës së tyre duke kërkuar golin e barazimit.


Rodri e dërgoi topin në krahun e majtë për Nico Williams, i cili ia ktheu sërish atij. Me një prekje të parë të shkëlqyer, Rodri e vendosi veten për një goditje me këmbën e majtë dhe shënoi për 1:1, por gjeorgjianët, si dhe shumë spektatorë neutralë në mbarë botën, u bindën se gjyqtari në dhomën e VAR-it, Jerome Brisard, do ta anulonte golin.

Gjegjësisht, në momentin kur Rodri goditi, Alvaro Morata ishte në pozicion jashtë loje. Edhe pse nuk e preku topin, ai ishte mjaft afër rrugës së topit për të shqetësuar portierin Giorgi Mamardashvili.

Nga dhoma e VAR-it nuk pati asnjë reagim, ndaj gjyqtari i ndeshjes, Francois Letexier, tregoi me gisht në qendër.

Adhuruesit e futbollit në mbarë botën janë të pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve francezë, pasi në fazën e grupeve u anulua një gol i Holandës kundër Francës për shkak të një situate të ngjashme.

Me rezultatin 0:0 në minutën e 68-të, Memphis Depay gjuajti, Mike Maignan priti dhe topi erdhi te Xavi Simons. Ai dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme, por goli u anulua për shkak se Denzel Dumfries ishte jashtë loje.

Dumfries ka qëndruar pak metra larg Maignan në momentin e gjuajtjes së Simons dhe gjyqtari i VAR-it, Stuart Attwell, pasi ka parë videon për një kohë të gjatë, ka vlerësuar se holandezi po e shqetësonte për të ndërhyrë.

Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës
Lexo po ashtu Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Holandezët konsideruan se Dumfries ishte mjaft larg nga Maignan dhe se ai nuk mund ta shqetësonte në asnjë mënyrë dhe se goli duhej pranuar.

Pas golit të ngjashëm të Rodrigos mbrëmë dhe epilogut të ndryshëm të vendimit të gjyqtarit, nuk ka dyshim se holandezët do të zhgënjehen edhe më shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Mësohen të gjitha përballjet çerekfinale në Euro 2024 - kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Përfaqësueset
Rrahjet e zemrës të Ronaldos u monitoruan gjatë ndeshjes me Slloveninë – rezultatet janë marramendëse

Rrahjet e zemrës të Ronaldos u monitoruan gjatë ndeshjes me Slloveninë – rezultatet janë marramendëse

Përfaqësueset
Kush është sensacioni 16 vjeçar që Real Madridi po bën të pamundurën për ta transferuar

Kush është sensacioni 16 vjeçar që Real Madridi po bën të pamundurën për ta transferuar

La Liga
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
“E turpshme”, ish-legjenda gjermane tallet me lotët e Ronaldos pas humbjes së penalltisë

“E turpshme”, ish-legjenda gjermane tallet me lotët e Ronaldos pas humbjes së penalltisë

Përfaqësueset
Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit

Khabib raportohet se po falimenton - McGregor eskalon në fyerje ndaj dagestanezit

UFC
Kalo në kategori