LAJMI I FUNDIT:

Simone Inzaghi po kërkon hakmarrjen ndaj Milanit: Ata na shkaktojnë probleme

Simone Inzaghi po kërkon hakmarrjen ndaj Milanit: Ata na shkaktojnë probleme

Simone Inzaghi po kërkon hakmarrje ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë të mërkurën mbrëma, pasi nuk arriti të mposhtë kuqezinjtë në asnjë nga tre takimet e tyre të mëparshme këtë sezon.  

Interi dhe Milani do të takohen sërish për herë të katërt në sezonin 2024/2025 për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë në ‘San Siro’ të mërkurën mbrëma. 

 Ndeshjet e kthimit do të luhen më 24 prill dhe fituesit eventualë do të përballen me Empolin ose Bolognan në finale. 


“Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes së nesërme, është një gjysmëfinale e Kupës së Italisë kundër Milanit, është një derbi”.  

“Ka një dëshirë për të luajtur një lojë të mirë, duke e ditur se do të përballemi me një kundërshtar cilësor që ka krijuar shumë probleme këtë sezon, jo vetëm për ne,” tha Inzaghi gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes të martën. 

“Ne e dimë se e kemi pasur të vështirë këtë vit, veçanërisht në të parin. Dy të tjerët ishin më të ekuilibruar, të vendosur nga ngjarjet brenda lojës. Nesër do të jetë i katërti, pastaj do të jetë i pesti, normalisht që marrim dy.”   

Trajneri ka konfirmuar se në skuadrën e së mërkurës do të ketë një sulmues  nga Primavera.  

Capello analizon 'Derby della Madonnina': Interi më i mirë se Milani në letër, por derbit janë unikë
Lexo po ashtu Capello analizon 'Derby della Madonnina': Interi më i mirë se Milani në letër, por derbit janë unikë

Pritet që të rikthehet edhe Alessandro Bastoni, por përndryshe trajneri nuk ishte i gatshëm të jepte shumë informacione për formacionin e tij titullar.  

“Nuk mund t’ju ndihmoj në formacion. Kam zgjedhur portierin, por ende nuk ua kam thënë lojtarëve dhe këtë preferoj t’ua komunikoj atyre fillimisht”. 

 “Asllani nuk do të jetë aty, do të kthehet Bastoni dhe do të duhet të vlerësojmë De Vrij. Taremi nuk do të jetë aty, jemi pak a shumë si të dielën, me Bastonin dhe pa Asllanin”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

"Interi do të shënonte të paktën tre gola kundër Barcelonës kështu" - Boban flet për qasjen e skuadrës së Flic ndaj Borussia Dortmund

Liga e Kampionëve

"Ti ishe punonjës si gjithë të tjerët" - PSG i reagon ashpër Mbappes

Ligue 1
A e dini se kush është golashënuesi më i ri në histori të Ligës Premier? Kanë kaluar 20 vite, por askush nuk ka mundur ta thyejë rekordin

A e dini se kush është golashënuesi më i ri në histori të Ligës Premier? Kanë kaluar 20 vite, por askush nuk ka mundur ta thyejë rekordin

Premier League
Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Realit me kritika të mëdha, tregon katër lojtarët që janë fajtorë për debaklin në Londër

Ish-kapiteni i Realit me kritika të mëdha, tregon katër lojtarët që janë fajtorë për debaklin në Londër

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori