LAJMI I FUNDIT:

SIMKO publikon ”Analizën e Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

SIMKO publikon ”Analizën e Marrëveshjes kornizë të Ohrit”

Sekretariati për Implemetimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (SIMKO) ka publikuar ”Analizën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit” për kohezion social. Kjo analizë është bërë në bashkëpunim me zotin Pieter Feith, diplomat holandez dhe njëri nga ndërmjetësusesit kryesor të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001.

Në këtë dokument analizohen arritjet dhe ngecjet në zbatimin e MO-së dhe çka është më me rëndësi, jepen rekomandime me qëllim përmirësimin e gjendjes. Pikat kryesore të kësaj analize janë: 1. Decentralizimi, 2. Përfaqësimi i drejtë, 3. Përdorimi i gjuhëve, 4. Arsimi, 5. Mos-diskriminimi, dhe 6. Bashkësitë me më pak se 20% të popullsisë, njofton Zhurnal.


Ky dokument që do të shërbejë si udhëzues për qeverinë dhe Sekretariatin për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit u realizua nga SIOFA, Instituti Evropian i Paqes dhe OSBE, me përkrahje të Komisionit Evropian dhe të vendeve anëtare të BE-së./Telegrafi/