LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Së pari Asociacioni, pastaj Demarkacioni, për Ushtrinë jemi kundër  

Simiq: Së pari Asociacioni, pastaj Demarkacioni, për Ushtrinë jemi kundër  

Parësore për Listën Serbe është krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe përmirësimi i pozitës së serbeve në Kosovë, e jo çështja e demarkacionit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, thotë Igor Simiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

“Jemi duke pritur që 1,767 ditë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjithashtu po presim plotësimin e pikave të tjera të Marrëveshjes së koalicionit për të përmirësuar jetën e serbëve në Kosovë. Sa i përket kësaj, Lista Serbe është e interesuar ta zgjidh këtë, ndërsa sa i përket demarkacionit edhe kjo çështje një ditë do të vije në rend”, ka thënë Simiq për mediat serbe.


Ai sqaron se për kalimin e demarkacionit nevojiten të votojnë 81 deputetë nga 120 prej tyre.

“Kjo çështje nuk kërkon mbështetjen e dy të tretave të komuniteteve joshumicë që vijnë nga komuniteti serb, rom dhe turk. Ndërsa shqiptarët kanë mjaftë vota për të zgjidhur çështjen. Ajo që ata duan është dhe pjesëmarrja e serbëve, sepse ata duan të manifestojnë karakterin multietnik në marrjen e një vendimi të tillë”, theksoi Simiq, transmeton Telegrafi.

Sa i përket nismës lidhur me formimin e Ushtrisë së Kosovës, Simiq tha se në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244, KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur legjitime dhe do të mbetet kështu.

“Pozita e Listës Serbe nuk do të ndryshojë, ne jemi absolutisht kundër Ushtrisë së Kosovës”, tha ai.

Kur është në pyetje vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit, i cili vazhdon më 26 shkurt në Bruksel, ai ka thënë se dialogu nuk ka alternativë, por në dialog të dyja palët duhet të kenë qasje të ndershme.

“Beogradi dëshiron një kompromis dhe një paqe të qëndrueshme, por nga ana tjetër nuk ka sinqeritet”, tha Simiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori