Problemet nuk kanë të ndalur në mes anëtarëve të Listës Serbe. Anëtarët e kësaj partie serbe janë ndarë në dysh për kreun e partisë. Tashmë është kthyer në pozitën e kryetarit të Listës Serbe, Aleksander Jabllanoqviq, ndërsa këtë po e kundërshtojnë disa nga anëtarët e kësaj liste dhe kryetari që ka ushtruar mandatin që nga largimi i Jabllanoviqit, Sllavko Simiq.
Simiq i është drejtuar me një letër Enis Halimit, kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, duke i kërkuar se a është në të vërtet Simiq shef i listës serbe zyrtarisht.
Simiq thotë në letrën e siguruar nga arbresh.info se ai është informuar nëpërmes medieve për largimin e tij nga kreu i Listës Serbe.
“I nderuara z.Halimi , po ju drejtohem si shef i autorizuar i listës serbe dhe grupit parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, që e ka përkrahjen e 10 deputetëve të kësaj liste. Nga ju si shef i sekretariatit të KQZ-së po kërkojë sqarime lidhur me spekulimet në media lidhur me largimin si timin ashtu edhe të bashkëpunëtorëve të mi dhe vendosjen e sërishme të Aleksandër Jabllanoviqit për kryetar të Listës Serbe”, thuhet në letrën që e ka Arbresh.info.
Simiq thotë se është vendosur në krye të Listës Serbe me marrëveshje deri në vitin 2020, pa mundësi ndryshimi. “Sipas marrëveshjes së nënshkruar në mes meje dhe të lartpërmendurit (A.Jabllanoviq) unë jam vendosur si kryetar i përkohshëm i Listës Serbe deri në vitin 2020, pa të drejtë në ndërrime-ndryshime, apo bartjen e pozitës për personin e tretë. Kjo është marrëveshje për të cilën ju jeni në dijeni”, thuhet në letër.
Simiq pretendon se marrëveshja është e nënshkruar nga të dyja palët dhe është e vulosur. Simiq i kërkon Halmit t’i përgjigjet rreth këtyre paqartësive që janë shkaktuar tek Lista Serbe. Simiq i kërkon Halimit të përgjigjet se a është i njoftuar për këtë “mashtrim”, siç e quan ai.
“Kjo marrëveshje është nënshkruar nga dy palët, paraqitur dhe vulosur me vulën e njëjtë. z.Halimi nga ju po kërkojë të më përgjigjeni nëse ju jeni të njoftuar për këtë tentim për mashtrim. Nëse të gjitha lajmet janë të vërteta atëherë të më njoftoni në bazë të cilit ligj-nen është kryer ky ndryshim. Po shpresoj që këto më lartë nuk janë të vërteta (ndoshta mediat plasojnë lajme te rreme) në të kundërtën unë dhe bashkëpunëtorët e mi do të kërkojmë mbrojtje nga institucionet relevante të Kosovës”.
Por, vetë Enis Halimi, mohon për arbresh.info të ketë marrë ndonjë letër nga Slavko Simiq, përkundër se letra ka datën e 5 prillit të këtij viti.
Për më tepër, Slavko Simiq, i kontaktuar nga arbresh.info nuk ka treguar nëse ka marrë ndonjë përgjigje nga Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ditë më parë anëtarët e Listës Serbe janë përplasur në Kuvendin e Kosovës, derisa kishin thirrur një mbledhje.
Në këtë mbledhje nuk ishte ftuar Sllobodan Petroviq, duke u bërë një nga shkaqet për përplasje me Simiqin./Arbresh.info/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama