LAJMI I FUNDIT:

Simiq: BE-ja të bëjë presion ndaj Kosovës për formimin e Asociacionit

Simiq: BE-ja të bëjë presion ndaj Kosovës për formimin e Asociacionit

Kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq tha se tani është koha e fundit që Prishtina të përmbush obligimet e marra në marrëveshjen e Brukselit dhe se Bashkimi Evropian duke t’ia bënë të qartë liderëve shqiptarë se nuk ka më kohë për arsyetime që e vonojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


“Institucionet dhe bartësit e funksioneve politike në Kosovë në fund duhet të bartin përgjegjësi për pengesat dhe obstruksioneve politike që vazhdimisht i imponojnë përmes partive politike opozitare për të margjinalizuar dialogun e Brukselit”, ka thënë Simiq për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

Sipas tij, besimi i keq duhet të hiqet dhe BE-ja si ndërmjetësuese në dialog mes Serbisë dhe Kosovës duhet të përgjigjet, transmeton lajmi.net.

“Kohë nuk ka më. Duam bashkëpunim të hapët e të sinqertë përmes punës së përbashkët dhe nxjerrjen e dekretit për formimin AKS-së dhe respektimin e asaj që është nënshkruar në Bruksel. Si dhe respektimin e asaj që është nënshkruar me partnerët e koalicionit me rastin e formimit ë Qeverisë së Kosovës”, ka thënë udhëheqësi i Listës serbe.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës ka formuar marrëveshjen e koalicionit e cila parasheh themelimin e AKS, i cili do të duhej të ishte përfunduar tash e një kohë.

Sipas tij, nëse nuk merren parasysh paralajmërimet, nuk ka vullnet politik dhe institucional për të marrë një hap në këtë drejtim, përfaqësuesit politikë serbë do të kërkojnë mbështetje institucionale dhe politike.

“Në koordinim me Qeverinë tonë, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, do të ndërmarrim të gjithë hapat politikë kur bëhet fjalë për procesin që është bazë e Marrëveshjes së Brukselit, marrëveshjes për formimin e AKS-së, që do të bëhet në festën e Sretenjes sivjet”, ka thënë Simiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori