LAJMI I FUNDIT:

Simiq falënderon Thaçin dhe Mustafën për Asociacionin

Simiq falënderon Thaçin dhe Mustafën për Asociacionin

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, që, siç ka thënë ai, pavarësisht rezistencës të një pjese të komunitetit shqiptar në Kosovë, më në fund gjetën kurajën për të mbështetur publikisht procesin e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe nisjen e punimeve të Këshillit Themelues të Asociacionit.

Simiq, në një deklaratë për Tanjug, tha se është i kënaqur me faktin se marrëveshja e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lista Serbe po fillon të zbatohet, njofton Klan Kosova.


Ndërsa, siç është mësuar tashmë, Ekipi Themelues i Asociacionit është i përbërë nga, Igor Kalamar, Dejan Radojkoviq dhe dy anëtarë të rinj, Vinka Radosavljeviq dhe Svetislav Durleviq.