LAJMI I FUNDIT:

Simeone i lumtur me zhbllokimin e Julian Alvarez

Simeone i lumtur me zhbllokimin e Julian Alvarez

Julian Alvarez shënoi golin e tij të parë për Atletico Madrid të dielën në fitoren 3-0 kundër Valencias.

Kjo erdhi pasi sulmuesi kishte katër ndeshje pa shënuar gol dhe ishe një shqetësim për Los Colchoneros.

Pas ndeshjes, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ishte shumë i kënaqur për sulmuesin e tij me para të mëdha.


“Mënyra se si festuan shokët e tij të skuadrës dhe turma në stadium flet vetë për rëndësinë e golit të tij. Ne të gjithë kishim nevojë që ai të shënonte për ta ndihmuar të ndihej më i qetë,” tha Simeone në një konferencë për shtyp.

“Shpresoj të jetë i pari nga shumë. Unë nuk jam brenda kokës së tij, nuk kam qenë sulmues, por ai jeton për golat dhe emocionet e krijimit të këtyre situatave.

“Ai u shfaq në momentin më pak të pritshëm, në fund, në një lojë që dukej se po lulëzonte. Ai ishte aty ku duhej, e përfundoi atë dhe ne shpresojmë që ai të vazhdojë të rritet,” shtoi Simeone.

Atletico Madrid pagoi 90 milionë euro për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës nga Manchester City në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori