Një incident i pazakontë ka ndodhur pas ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Atletico Madrid dhe Arsenal, e cila përfundoi 1:1 në stadiumin Wanda Metropolitano.

Sipaspamjeve të publikuara nga mediat spanjolle, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, është përfshirë në një përplasje fizike me mbrojtësin e Arsenalit, Ben White, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.


Incidenti ndodhi kur White, duke u drejtuar drejt tunelit, shkeli mbi stemën e klubit madrilen të vendosur në fushë, një veprim që në kulturën e futbollit spanjoll konsiderohet mungesë respekti.


Kjo ka shkaktuar reagimin e ashpër të Simeones, i cili e ndoqi lojtarin dhe, sipas videos, e goditi disa herë në shpinë, e kapi për krahu dhe e shtyu lehtë.

Mbrojtësi anglez reagoi menjëherë me fjalë ndaj trajnerit argjentinas, ndërsa situata rrezikoi të përshkallëzohej më tej. Ndërhyrja e stafit të sigurisë shmangu një përplasje më të madhe, duke lejuar që White të vazhdonte drejt dhomave të zhveshjes.

Raportimet shtesë nga mediat spanjolle sugjerojnë se në incident ishte i përfshirë edhe Giuliano Simeone, djali i trajnerit dhe lojtar i Atleticos, i cili dyshohet se ka reaguar ndaj futbollistit të Arsenalit.


Ngjarja pritet të tërheqë vëmendjen e organeve disiplinore të UEFA-s, të cilat mund të ndërmarrin masa ndaj protagonistëve të incidentit, ndërsa tensioni mes dy skuadrave rritet para ndeshjes së kthimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app