LAJMI I FUNDIT:

Silueta e Nissan Juke që lansohet së shpejti

Silueta e Nissan Juke që lansohet së shpejti

Modelin e ri të kësaj makine, do ta shohim në tërësi me tre shtator

Nissan i ka befasuar të gjithë, kur e shfaqi për herë të parë modelin Juke para nëntë vitesh, që kishte një stil mjaft të veçantë, transmeton Telegrafi.


Tashmë dihet se po punohet në gjeneratën e dytë të kësaj makine, gjë që e vërtetuan imazhet derisa ishte duke u testuar, ndërsa këtë e vërtetoi edhe kompani japoneze. Me shpërndarjen e imazheve të siluetës së Juke të ri, që lansohet së shpejti, shohim se ka disa ndryshime, së paku në pjesën e përparme.

Vërehen mirë dritat e ndara në dy pjesë, njërën në pjesën e sipërme që ka formë të zgjatur, si dhe poshtë dritën rrethore që do të shfrytëzohet për t’i lënë ndezur gjatë ditës.

Për herë të parë, Nissan do ta kthejë këtë makinë me 1.6 litra, në hibrid të lehtë që ndihmohet edhe me motorin 9.8kWh, që i mundëson autonomi deri në 32 kilometra. Teknologjia pritet të jetë shumë më e lartë, si dhe pritet sistemi i asistimit të shoferit që e ka zhvilluar Nissan ProPilot.

Derisa për herë të parë do ta shohim përmes internetit më tre shtator, Nissan Juke do të shfaqet nga afër në Frankfurt Motor shoë që zhvillohet në të njëjtin muaj. /Telegrafi/