LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska për Tamarën: Para ligjit nuk ka më fal, duhet të ketë përgjegjësi

Siljanovska për Tamarën: Para ligjit nuk ka më fal, duhet të ketë përgjegjësi

Nuk ka munguar as reagimi i profesoreshës Gordana Siljanovska-Davkova në lidhje me interpretimin e mbrëmshëm të himnit maqedonas gjatë kremtimit të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ku Tamara Todevska nuk këndoi strofën në të cilën përmenden Goce Dellçev dhe heronj të tjerë maqedonas.

Kandidatja për kryetare shteti e OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e fundit presidenciale në Twitter ka shkruar se para ligjit nuk pranohet falja dhe se duhet të ketë përgjegjësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Është koha t’i japim fund, para ligjit nuk ka më fal! Duhet të ketë përgjegjësi”, ka shkruar Davkova.

Për gabimin e djeshëm vet këngëtarja kishte kërkuar falje, dhe tha se gabimi kishte ndodhur pa dashje./Telegrafi/

Todevska dhe Ambasada amerikane reagojnë në lidhje me intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut (Foto)
Lexo po ashtu Todevska dhe Ambasada amerikane reagojnë në lidhje me intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut (Foto)