LAJMI I FUNDIT:

Todevska dhe Ambasada amerikane reagojnë në lidhje me intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut (Foto)

Todevska dhe Ambasada amerikane reagojnë në lidhje me intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut (Foto)

Këngëtarja e njohur, Tamara Todevska ka kërkuar falje për intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut në festën e pavarësisë së SHBA-ve në ambasadën në Shkup gjatë ditës së djeshme. Ajo në himnin shtetëror të kënduar e kishte harruar një strofë ku përmenden Goce Dellçev, Jane Sandanski dhe patriotë tjerë, njofton Telegrafi Maqedoni. Gjithashtu, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni duke thënë se bëhet fjalë për gabim dhe se ambasada i respekton traditat, historinë, heronjtë dhe të ardhmen e aleatëve.

“Më lejoni që nga thellësia e zemrës të ju kërkoj falje për gabimin e djeshëm. Nuk ka krenari më të madhe se një këngëtar të këndojë himnin kombëtar, e bash për këtë e pranova ftesën e ambasadës së SHBA-ve. Nuk ekzistojnë fjalë me të cilat mund ta përshkruaj pikëllim për gabimin e bërë gjatë intonimit të himnit. E marrë nga emocionet dhe euforia, për fat të keq, pa qëllim kam lënë një pjesë të himnit” ka shkruar Tamara Todevska në Facebook.


Komentet negative për këtë lëshim të Tamarës nuk ndalen. Disa i kanë kujtuar për nenin 178 të Kushtetutës ku thuhet se është i dënueshëm akti i përqeshjes së himnit, flamurit dhe preambulës së shtetit.

Për këtë gabim të Tamarës, Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë më herët ka kërkuar nga Ambasada amerikane në Shkup kërkim falje si organizator i ngjarjes.

“Shtetet e bashkuara thellësisht respektojnë traditat, historinë, heronjtë dhe të ardhmen e miqve dhe aleatve tanë, Maqedonia e Veriut. Falemnderojmë shokëve dhe kolegëve tanë që ishin në festën e mbrëmshme. E kuptojmë atë gabim që mund të ndodh si pasojë e momenteve emocionuese, por falemenderojmë këngëtarët tanë për performancën e bukur” thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori