Siljanovska Davkova dhe Radev pajtohen se nevojitet dialog dhe se ka vullnet për të gjetur zgjidhje

Me vullnet të mirë, respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim mund të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura mes Shkupit dhe Sofjes, vlerësoi presidentja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit të djeshëm me homologun e saj bullgar Rumen Radev. Kreu i shtetit bullgar, nga ana tjetër, pret që dëshira e shprehur për dialog dhe mirëkuptim nga Siljanovska Davkova të bëhet politikë konsistente e Qeverisë së Shkupit dhe pohon se Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut.
“Jam e bindur se biseda e zhvilluar në një atmosferë debatuese dhe të këndshme do të japë frytet e saj. Nuk mund të them se do të ndodhë nesër, por është e rëndësishme që të filloni. Edhe një herë u tregua se kur të uleni dhe të bisedoni të udhëhequr nga vullneti i mirë bona fide dhe jo nga mala fide, do të bëni një hap të madh drejt gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta të rëndësishme. Nuk jam rastësisht këtu, kam ardhur për të biseduar, dhe sigurisht tani pres që presidenti Radev të vijë në Shkup. Mendoj se nëse dëgjojmë njëri-tjetrin, nëse respektojmë njëri-tjetrin, nëse kemi vullnet për t’u kuptuar, atëherë zgjidhja është e arritshme”, tha presidentja Siljanovska Davkova.
E pyetur se për çfarë janë marrë vesh me Radevin, ajo ka theksuar se janë bashkuar rreth integrimeve evropiane, kritereve të Kopenhagës, qasjes rajonale për zgjidhjen e problemeve.
“U bashkuam rreth faktit se do të marrim mësimet bullgare në rrugën evropiane, nuk do të duhet të përsërisim gabimet dhe do të kërkojmë një kompromis dhe një zgjidhje të përbashkët pa u ndjerë askush i fyer apo i lënduar dhe pa menduar se është harruar. Sinqerisht, secili prej nesh e kemi shprehur këndvështrimin tonë, e kemi dëgjuar njëri-tjetrin me respekt, por fakti është se ne përfaqësojmë interesat kombëtare të njërit dhe të tjetrit shtet, ndërsa është gjithashtu fakt që dialogu është zgjidhja kryesore”, tha Siljanovska Davkova.
Për çështjen rreth përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë konkretisht nuk është diskutuar në takimin me Radevin, ndërsa në lidhje me qëndrimin e saj për ndryshimin e Kushtetutës, Siljanovska Davkova tha se vendimet për këto çështje i marrin deputetët në Parlament dhe nuk varen nga qëndrimet e individëve.
Pas takimit, Radev nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por është bërë e ditur përmes një komunikate nga kabineti i tij, ku theksohet se “Bullgaria pret që dëshira e shprehur për dialog dhe mirëkuptim nga presidentja Gordana Siljanovska të bëhet politikë konsistente e Qeverisë së Republikës së Maqedonia së Veriut”. Radev theksoi se dialogu në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve duhet të jetë aktiv dhe të stimulojë punën e qeverive, bizneseve, si dhe shkëmbimet bilaterale në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
“Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me RMV-në dhe pret që ajo jo vetëm të ndihmojë në afrimin dypalësh kulturor dhe bashkëpunimin ekonomik, por edhe të arrijë përmes saj zgjidhjen e çështjeve të hapura në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ato duhet të vendosen në bazë të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit, protokolleve të nënshkruara në të dhe Konkluzioneve të Këshillit Evropian nga vera e vitit 2022, të miratuara unanimisht nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe me pëlqimin e RMV-së. Kjo është një mënyrë për të hapur procesin e negociatave për integrim të plotë evropian të RMV-së në interes të të rinjve në vend, dhe kjo do të jetë një shenjë pozitive për të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentit bullgar Rumen Radev.
Ai gjithashtu bën thirrje për përpjekje të përbashkëta shumë më aktive të Sofjes dhe Shkupit për ndërtimin e korridorit të transportit 8, i cili, siç nënvizon ai, është i një rëndësie kyçe për lidhjen dhe sigurinë në Evropën Juglindore dhe do të krijojë kushte cilësore të reja për biznes, turizëm dhe inkurajim të investimeve në një plan rajonal.
Në një deklaratë për media të dhënë dje para takimit me presidenten e Maqedonisë, Radev shfaqi shpresën se çështjet e hapura mes dy vendeve do të zgjidhen përfundimisht, por ritheksoi se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë të gjitha obligimet ndaj Bullgarisë dhe Bashkimit Evropian.
Sipas tij, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka hequr dorë nga retorika zgjedhore.
Kryeministri teknik Dimitar Glavçev bëri thirrje dje që të respektohen detyrimet e marra dhe tha se Bullgaria nuk do të rinegociojë kushtet e marrëveshjes me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Nuk ka asgjë për të negociuar. Ne kemi qëndrimin e Bullgarisë. Ata thonë se nuk do të negociojnë me një qeveri teknike, por unë do të thoja se nuk ka vullnet për të negociuar nga ana jonë, sepse nuk ka asgjë për të negociuar. Ajo ka një qëndrim të përbashkët evropian. Për të negociuar me Bashkimin Evropian. Në Këshillin e fundit Evropian kam deklaruar se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbush obligimet e marra, prandaj edhe kryeministri i Greqisë e ka treguar të njëjtën gjë, se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës, kështu që kemi paraqitur pozicionin tonë në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha Glavçev.
Në prag të vizitës së Siljanovska Davkovës në Sofje, kryeministri Hristijan Mickoski, nga ana tjetër, tha se vendi dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se këtu nuk ka dilemë.
“Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne kemi qëndrimet tona në raport me interesat tona. Ne do të luftojmë për interesat tona si shtet dhe asgjë nuk duhet të jetë e çuditshme”, tha Mickoski.
Megjithatë, ai tha se tani është periudha kur absolutisht asgjë nuk mund të ndodhë në negociatat me Bullgarinë derisa atje të zgjidhet një qeveri politike.
Vizitën e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje dhe takimin me Radevin e përshëndeti ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler.
“Është mirë që presidentja po shkon në Bullgari me ftesë të presidentit Radev. Këto lidhje në rajon janë shumë të rëndësishme, sepse ju jeni fqinjë. Sa më të forta të jenë marrëdhëniet mes fqinjëve, aq më i sigurt, më i begatë dhe më i qëndrueshëm mund të jetë çdo vend”, tha Ageler.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame