LAJMI I FUNDIT:

“Sikur Urgjenca të ishte afër, pushuesi nga Kosova do të ishte gjallë” (Video)

“Sikur Urgjenca të ishte afër, pushuesi nga Kosova do të ishte gjallë” (Video)

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik në Tale të Lezhes mungon shërbimi i Urgjencës. E vetmja mundësi për turistët mbetet Spitali i qytetit, që ndodhet 18 kilometra larg bregdetit.

Për pushuesit, ky shërbim mbetet thelbësor në një kohë kur temperaturat janë tepër të larta dhe bregdeti i Tales është shumë i frekuentueshëm.


Në plazhin e Tales në Lezhë, humb jetën një person nga Kosova
Lexo po ashtu Në plazhin e Tales në Lezhë, humb jetën një person nga Kosova

Viktima e parë e kësaj largësie ishte një pushues nga Kosova.

Disa tregojnë se si 46-vjeçari nga Kosova nuk arriti të marrë ndihmën e parë dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

Ndonëse sezoni turistik po i afrohet kulmit, Drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë ende nuk ka afat se kur mund shërbimi i Urgjencës në këtë zonë bregdetare