LAJMI I FUNDIT:

Sijarto: Mos fillimi i negociatave prish besueshmërinë e BE-së

Sijarto: Mos fillimi i negociatave prish besueshmërinë e BE-së

Mos fillimi i negociatave të Maqedonisë me BE-në është hap i pandershëm me çka prishet kredibiliteti i Unionit. Ky është qëndrimi i përbashkët i ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Hungarisë, Bujar Osmani dhe Peter Sijarto. Shefi i diplomacisë hungareze i cili e vizitoi vendin tonë tha se Maqedonia dhe Shqipëria menjëherë duhet t’i fillojnë negociatat dhe i dërgoi mesazh Bullgarisë.

“Ne ishim të pakënaqur, mund të themi madje edhe të frustruar nga vendimet në lidhje me zgjerimin që u miratuan në Bruksel. Bujari kishte të drejtë se është e rëndësishme që të ketë konkluzione, por ne të gjitha ato vendimet i vlerësojmë si të pandershme. Duam t’i lusim kolegët tanë bullgarë të lejojnë fillim të negociatave dhe gjatë negociatave të zgjidhen çështjet e hapura”, tha Peter Sijarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë.


Nëse ka vullnet politik nuk do të duhen 6 muaj, e përsëriti qëndrimin e tij ministri Osmani, pasi këto ditë kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov paralajmëroi se gjatë 6 muajve të ardhshëm do të formohen grupe të punës nga sfera të ndryshme dhe gjatë kësaj periudhe do të shqyrtohet se çfarë ka realizuar Maqedonia.

“Qëndrimi im është se nëse ka vullnet politik nuk duhet që 6 muaj të mbahet shteti në gjendje të pasigurt, po ashtu edhe perspektiva evropiane dhe dinamika rajonale. Ne jemi të gatshëm që nesër të ulemi dhe t’i vazhdojmë bisedimet me Republikën e Bullgarisë atje ku kanë ngecur dhe mendoj se mundemi për një periudhë më të shkurtër t’i tejkalojmë dallimet dhe sa më shpejtë që është e mundur të fillojnë negociatat“, theksoi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Presidenti bullgar Rumen Radev për gjysmën e parë të janarit paralajmëron se do të thërrasë Këshillin konsultativ për siguri nacionale ku do të debatohet për Maqedoninë. “Është e rëndësishme për të pasur qëndrim dhe të gjitha partitë politike të kenë konsolidim të qartë në lidhje me atë se çfarë duhet bërë që ta përshpejtojmë procesin e integrimit të Maqedonisë në BE”, tha Radev.

“Të ketë konsolidim të qartë se çfarë duhet bërë që ta përshpejtojmë procesin e integrimit të RMV-së në BE-në, duke e respektuar interesin nacional të Bullgarisë. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se mbrojtja e të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë, krijimi i kushteve për përfshirjen e tyre të plotë në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike, është çështje me rëndësi të jashtëzakonshme për Bullgarinë”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Përndryshe edhe kryeministri bullgar Kirill Petkov tha se do të kishte dashur që gjatë janarit të zhvillojë takim me kryeministrin e ri të Maqedonisë. Ai propozoi të formohen 5 grupe të punës për ekonomi, infrastrukturë, euroingerimet, kulturë dhe për çështjet historike./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori