LAJMI I FUNDIT:

Siguria e fëmijëve në internet, prindërit duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet e shumta

Siguria e fëmijëve në internet, prindërit duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet e shumta

Qeveria e Kosovës dhe partnerët e saj po lansojnë sot një fushatë të re të quajtur “Happy Online”, për t’i mbajtur fëmijët të sigurt në internet.

Në njoftimin për media thuhet se kjo qasje e re “Happy online” do të punojë me prindërit për t’u siguruar që ata janë të vetëdijshëm se çfarë mund të bëjnë për t’i mbajtur fëmijët e tyre të sigurt në platformat digjitale. xH


“Prindërit duhet të jenë më të vetëdijshëm për rreziqet e shumta që paraqiten në internet nga dhuna, pornografia, vetëvrasja dhe radikalizimi e deri te ekstremizmi. Kjo fushatë u përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të tyre se si t’i mbrojnë fëmijët e tyre në internet”, thuhet në njoftim.

“Interneti është një dritare magjike për fëmijët të cilët duan të shkojnë përtej përditshmërisë. Flisni me fëmijët tuaj, edukoni dhe kujdesuni mbi përmbajtjen që fëmijët ndajnë me të tjerët në publik. Mbani ata të sigurt dhe larg bullizmit e ngacmuesve potencial, ekstremizmit e çfarëdo forme tjetër që rrezikon mirëqenien e sigurinë e fëmijëve tuaj. Kështu, duke marr një rol aktiv në aktivitetet e fëmijëve tuaj në internet ju ndihmoni të siguroheni që ata të përfitojnë prej këtyre aktivitete dhe që të eksplorojnë një liri të re pa u ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme”, është shprehur Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

Përmes kësaj fushate, Ministria e Punëve të Brendshme do të shtojë një shtresë tjetër mbrojtjeje për të rinjtë kundër përdorimit të internetit për radikalizimin, korrupsionin dhe dëmet e tjera.

Kjo fushatë do t’i informoj dhe mësojë prindërit për atë që duhet të shqetësohen dhe si t’i mbajnë fëmijët e tyre të sigurt, duke zhvilluar biseda, duke ditur për parametrat e sigurisë dhe duke i trajtuar në qasje të drejtë dhe të sigurt.

“Për këshilla dhe sigurinë e fëmijëve online, ndiqni kanalet e fushatës ‘Happy Online’ në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori