LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina-Kalaja dhe Bashkimi-Trepça, ndeshjet e mbetura çerekfinale që zhvillohen të enjten

Sigal Prishtina-Kalaja dhe Bashkimi-Trepça, ndeshjet e mbetura çerekfinale që zhvillohen të enjten
(Foto: Facebook/KB Prishtina/KB Bashkimi)

Sot (e enjte) me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet ndeshja e tretë çerekfinale e ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës në basketboll, ku do të takohen Sigal Prishtina – Kalaja, kurse në takimin e fundit çerekfinal, i cili fillon në ora 19:45 do të ballafaqohen Bashkimi dhe Trepça.

Në duelin e parë ndërmjet bardhekaltërve dhe prizrenasve, favoritë absolut vlerësohen kryeqytetasit, derisa dueli tjetër ai në mes portokallinjve dhe mitrovicasve pritet të sjellë rivalitet të madh dhe basketboll cilësor.

Të gjitha lajmet për Kupën e Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kupën e Kosovës në basketboll

Ndërkohë, gjysmëfinalet do të luhen të premten, e para prej orës 17:30 dhe e dyta prej orës 19:00, si dhe finalet në të dyja konkurrencat të dielën prej orës 16:00 (femrat) dhe 19:00 (meshkujt).


Fitues i Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar është Sigal Prishtina te meshkujt dhe Pro Bet Prishtina te femrat.

Duhet theksuar se të mërkurën nga një vend në gjysmëfinale e kanë siguruar Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli.

Të dyja ekipet kanë shënuar fitore me mjaft vështirësi në çerekfinale.

Rahoveci ka triumfuar ndaj Kerasan Prishtinës me shifrat 81-74 dhe Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Borean me rezultat 106-96.

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori