LAJMI I FUNDIT:

Sidnei i Australisë feston fundin e bllokimit 107-ditor për shkak të COVID-19

Sidnei i Australisë feston fundin e bllokimit 107-ditor për shkak të COVID-19

Qyteti australian i Sidneit ka dalë nga bllokimi pas gati katër muajsh, me vendasit që festojnë një sërë lirim masash të reja.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit u panë në baret dhe dyqanet që u hapën në mesnatën e së hënës posaçërisht për këtë rast.

Ndërkohë shumë të tjerë kanë shijuar ribashkimet dhe vizitat e parashikuara në shtëpitë e të afërmve dhe miqve.

Ndryshe, rregullat e vendosura për shkak të Covid-19 kishin ndaluar vizitat në familje dhe udhëtimin përtej një zone 5 km (3.1 milje), duke ndarë shumë familje.

Por shumica e kufizimeve tani janë lehtësuar për njerëzit plotësisht të vaksinuar.

Njerëzit tani mund të ndajnë tavolinat së bashku në kafenetë dhe restorantet e rihapura, dhe të vizitojnë palestrat, bibliotekat dhe pishinat.

Në anën tjetër, kishte radhë të gjata tek berberët dhe sallonet e thonjve të hënën.

Bllokimi i Sidneit filloi në fund të qershorit pasi filloi një shpërthim i variantit Delta, duke çuar në mbi 50,000 infeksione dhe 439 vdekje deri më tani.

Ai u përhap në Melburn dhe Canberra, duke i shtyrë ato të hyjnë në bllokim, si dhe në Zelandën e Re.

Canberra do të dalë nga bllokimi të premten, ndërsa Melbourne parashikohet të rihapet në fund të tetorit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori