LAJMI I FUNDIT:

Si u rrëzuan gratë nga froni?

Si u rrëzuan gratë nga froni?

Nga: Gregory David Roberts
Përktheu: Dush Gashi

Kemi kaluar të paktën 250 mijë vjet të historisë sonë si mbledhës dhe gjuetarë krejtësisht modernë, duke u endur në këtë planet, duke zbuluar aq sa mundëm. Dhe vetëm 25-30 mijë vjet më parë, u vendosëm në vendbanime. Është një pjesë e vogël, ndoshta 10 për qind e historisë sonë njerëzore.


Në pjesën e hershme të historisë sonë, e cila përbën pjesën më të madhe të historisë sonë, gratë gëzonin status të lartë.

Ato ishin mbajtëset e familjes, pasi 75 deri në 80 për qind e ushqimit të konsumuar në klan sigurohej nga mbledhëset. Ato ishin gjithashtu roje të njohurive mistike. E dinin se cilat bimë të hahen. Nëse dikush sëmurej, ato e dinin se me cilat bimë të fërkojnë duart e tyre, po ashtu edhe me prerjet dhe plagët.

Gratë ishin rojet e diturisë dhe urtësisë mistike.

Dhe, për shkak se shumë vdiqën gjatë lindjes së fëmijëve në fazat e hershme të historisë, paraardhëset tona ishin shumë të respektuara. Kur vdisnin gratë, kur s’mbetej më asnjë, duhej të bashkoheshe me një klan tjetër për të siguruar gra për klanin tënd, për të mbijetuar. Ato ishin jetëdhënëse, shumë të vlerësuara dhe shpesh përshkruheshin si perëndesha në skulpturë.

Kur u vendosëm në një vend, ne ndryshuam. Shigjetat që i përdornim për të gjuajtur kafshët, tani i përdornim për të larguar të tjerët nga rezervat tona ushqimore, për të mbrojtur veten.

Nëse papritmas përdorim shigjeta për të mbrojtur ushqimin tonë, kjo do të thotë se preferojmë djemtë. Pasi që ne i vlerësojmë më shumë djemtë, gratë rrëzohen nga statusi i tyre si mbajtëse të familjes, kujdestare të mençurisë mistike dhe jetëdhënëse.

Epoka e shigjetave fillon diku midis 25-30 mijë vjet më parë. Është një largim nga natyra jonë e vërtetë, e cila u formua 250 mijë vjet më parë. Në atë kohë, ne mbijetuam pa dhëmbë dhe kthetra të mprehta, sepse e donim njëri-tjetrin dhe ishim të guximshëm.

Sot, grykësit sundojnë botën. Por, sigurisht, ne do t’ia dalim. Do t’i zgjidhim problemet, me të cilat përballemi sot. Do të arrijmë një kuptim të përsosur se kush jemi dhe çfarë jemi, dhe do të zhvillojmë një marrëdhënie të re me Nënën Tokë. Një fat të madh kemi përpara, vetëm duhet ta arrijmë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
Kalo në kategori