LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë muaj burg pse kaloi gabimisht kufirin, Maçastena rrëfen se si humbi rrugën e ra në dorë të xhandarmërisë serbe

Gjashtë muaj burg pse kaloi gabimisht kufirin, Maçastena rrëfen se si humbi rrugën e ra në dorë të xhandarmërisë serbe

Një asamblist i PSD-së në komunën e Podujevës për kalim të kufirit para gjashtë muajve ishte arrestuar nga forcat serbe.

Por, Blerim Maçastena sot u lirua ne shtëpi.


Qëndrimi në burg për Maçastenën ka qenë i rëndë.

“Kam dalë të shëtisë në bjeshkë. Kur filluam të kthehemi, ra mjegull dhe terri dhe nuk mundemi ta gjejmë rrugën. Bateria e telefonit filloi të dobësohej. E thirrëm policinë bashkë me Beratit. Policia na pyeti se çfarë po shohim dhe thanë që po vijnë te na. Policia thanë se e kanë lëshuar sirenën por ne nuk mund ta dëgjojmë. Vendosëm që bashkë me Beratin të dalim në fshatin Shtedim”, tregon Maçastena për Klan Kosovën.

“Duke ecur komunikonim vazhdimisht me policinë. Ndërkohë nga një mal shumë i dendur e gjetëm një rrugicë të ngushtë. Filluam ta ndjekim këtë rrugë. Policia e Kosovës ka bërë maksimumin. Ndërkohë ra bateria e telefonit. Vazhduam rrugën. Rruga filloi të zgjerohej. Në ndërkohë hasëm në një kanaçe që shkronjat i kishte çirilicë. E dinim që tashmë ishim në territor të Serbisë”.

Maçastena thotë se gjatë rrugëtimit kishin takuar disa banorë serb të cilët i kishin dhënë informacione për fshatin ku ndodhet.

“Më pas u nisëm në drejtim të Mërdares. Pas rreth 1km na doli xhandarmëria serbe. Na kërkoi dokumentet. Na thanë që të lëmë çantat në tokë dhe ashtu vepruam. I tregova që në çantën e bardhë kam armën zyrtare. Menjëherë më lidhën duart. Iu tregova se jam sigurim i subjektit që i përkas. Më pyetën nëse kam gjuajtur me armë dhe na arrestuan dhe na dërguan në stacionin e policisë në Kurshimli”.

Ai tha se në Serbi e kanë akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për kalim ilegal të kufirit, derisa shoku u lirua pas 48 orëve paraburgim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori