LAJMI I FUNDIT:

Si t’i themi fëmijës se dikush ka vdekur? Çfarë nuk duhet të bëjmë kurrë në momentet e dhimbjes

Si t’i themi fëmijës se dikush ka vdekur? Çfarë nuk duhet të bëjmë kurrë në momentet e dhimbjes

Humbja është një moment i dhembshëm për gjithë familjen, por momenti kur duhet t’ia themi një fëmije mbase është më i vështiri

Ja se çfarë mund të prisni dhe çfarë assesi nuk duhet të bëni.

Situatat e rënda në familje bëhen edhe më të rënda kur pranë vetes keni fëmijën të cilit duhet t’ia shpjegoni në mënyrën më të mirë të mundshme se çfarë po ndodh rreth tyre, por që me atë rast të mos i lëndoni dhe të mos u lini pasoja në shëndetin e tyre mendor.

Njëra ndër situatat e tilla është kur fëmijës duhet t’ia themi që dikush nga anëtarët e afërt ka vdekur, transmeton Telegrafi.

Lajmi i tillë është i vështirë t’i komunikohet edhe personit të rritur. Megjithatë, kurrë nuk është mirë që e vërteta të fshihet dhe është shumë më keq kur atë lajm fëmija e mësojnë nga ndokush tjetër në mënyrën më të pakëndshme dhe plotësisht të përgatitur për të (p.sh. nga moshatarët, komshinjtë etj.).

Natyrisht, mënyra e komunikimit varet nga mosha. Fëmijët e vegjël nuk e kanë të formuar plotësisht konceptin e vdekjes, kështu që këtë më së shpeshti e përjetojnë si diç që nuk është përfundimtare, ngjashëm me shkuarjen në një rrugë të largët.

Nga fëmijët më të rritur këtë nuk mund as ta fshehim, është e rëndësishme që të jemi aty me ta, që të ndiejnë që nuk janë vetëm me pikëllimin e tyre, i cili është pjesë përbërëse e jetës.

Nuk duhet penguar që të tregojnë ndjenjat, sikur dinë ndonjëherë të rriturit t’u thonë ‘mos qaj’, sepse ndrydhja e emocioneve nuk do të zvogëlojë pikëllimin, por i dërgon porosi fëmijës që emocionet nuk janë të pranueshme.

Është mirë ta preokuponi vëmendjen e fëmijës me aktivitete të tjera duke i përfshirë në aktivitetet dhe mbledhjet e përditshme të familjes, por nuk duhet të insistoni në argëtim, gjë që nuk përputhet me atë se si ndihet fëmija.

Një sërë problemesh dhe frikash me të cilat përballen fëmijët në zhvillimin e tyre mund të ndikojnë në shëndetin e tyre mendor. Roli i prindërve është të njohin në kohë problemet e shëndetit mendor tek fëmijët dhe t’u kushtojnë vëmendje të veçantë fëmijëve në situata që mund të jenë të vështira për ta. /Telegrafi/