LAJMI I FUNDIT:

Si t’i ndihmoni një njeriu kur ka dhimbje: Ky gjest i thjeshtë ofron lehtësim të menjëhershëm për pacientët

Si t’i ndihmoni një njeriu kur ka dhimbje: Ky gjest i thjeshtë ofron lehtësim të menjëhershëm për pacientët
Foto Pinterest

Një gjest fisnik, si shenjë mbështetjeje

Kur dikush vuan një dhimbje të tmerrshme, gjëja më e keqe për njerëzit përreth tyre është se ata do të donin t’i ndihmonin, por nuk e dinë se si.

Ekspertët rekomandojnë që të sëmurin vetëm mbajeni për dore, transmeton Telegrafi.

Ky gjest ia zvogëlon dhembjen, madje edhe ia balancon frymëmarrjen dhe ritmin e zemrës, thuhet në hulumtim.

Ky efekt më së miri mund të krahasohet me ecjen pranë dikujt – hapat automatikisht fillojnë të përshtaten pa kurrfarë mundimi.

Kështu është edhe në rastin e këtillë: duke dërguar energji pozitive me prekje i ndihmoni personit të sëmurë në atë mënyrë që ai fillon të ndihet më mirë.

Madje edhe vetë qëndrimi ulur pranë të sëmurit ka treguar rezultate pozitive – krijohet qëndrueshmëri e pulsit dhe e frymëmarrjes.

Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme, sepse ia lehtëson dhembjen gjithnjë deri në momentin kur personi i afërt e kap përdore të sëmurin.

Ende nuk dihet në tërësi përse mbajtja për dore aq shumë ndihmon në lehtësimin e dhembjes, shkruan Psy Blog.

– Mund të jetë që prekja është një mjet për transmetimin e ndjeshmërisë që rezulton në veprim analgjetik te pacienti, beson Dr. Pavel Goldstein, autor i studimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori