LAJMI I FUNDIT:

Si t’i hiqni tapetat e vjetra nga muret

Si t’i hiqni tapetat e vjetra nga muret

Nëse keni vendosur të rinovoni enterierin tuaj, tapetat e vjetra mund t’ju krijojnë mjaft probleme

Tapetat janë zgjidhje e shkëlqyeshme të cilat ju ndihmojnë që për një kohë shumë të shkurtër të rregulloni muret e shtëpisë suaj. Mirëpo, kur vjen momenti i heqjes së tapetave, atëherë gjërat bëhen krejtësisht ndryshe, transmeton Telegrafi.

Varësisht nga vjetërsia e tapetave dhe e cilësisë së tyre, ato mund të hiqen lehtë, por edhe shumë vështirë.

Kryesisht është rasti që me tapetat të mundohemi dhe që mezi i heqim nga sipërfaqet e mureve të shtëpive tona, sepse ato shqyhen, gërvishten dhe sepse nëpër mure lënë gjurmë ngjitësi dhe letre.

Mirëpo, ekziston mënyra shumë e lehtë dhe e thjeshtë e cila do t’ju mundësojë që lehtë t’i hiqni tapetat e vjetra.

E gjitha që duhet të bëni është që të njomni tapetat tuaja dhe ato shumë më lehtë do të hiqen.

Përdorni ujë të nxehtë të cilin do ta spërkatni nga shishet e shpuara apo me spërkatëse dhe t’i njomi mirë tapetat tuaja.

Gjithashtu në ujë mund të qitni edhe pak zbutës rrobash, i cili do të zbusë edhe më shumë tapetat dhe i cili do të dobësojë ngjitësin e tyre.

Tapetat mund t’i pritni butësisht me bisturi, në mënyrë që uji më mirë të depërtojë deri te ngjitësi.

Kur t’i njomni tapetat, vetëm merrni gërryese të zakonshme dhe thjesht gërryeni dhe muri juaj do të bëhet si i ri.

Shikojeni video-klipin:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
Kalo në kategori