Nëse vini re se peshqirët tuaj janë bërë të ashpër dhe të ngurtë, ekziston një truk i thjeshtë për t'i zbutur dhe për t'i bërë si të rinj. Përdorni një ushqim kuzhine dhe do të jenë si të rinj!

Nëse vini re se peshqirët janë bërë më të ashpër dhe të ngurtë pas një numri të caktuar larjesh, fajtori kryesor është detergjenti i rrobave, si dhe temperaturat e larta.


Nuk keni nevojë të ndryshoni programin e larjes, sepse uji i ngrohur në 90 gradë do të vrasë bakteret që mbeten në peshqirë, por përpiquni të derdhni më pak pluhur në vendin e caktuar të rrobalarëses.

Mbetjet mund të ngurtësohen në sipërfaqen e pëlhurës dhe t'i bëjnë peshqirët të ashpër dhe të pakëndshëm për lëkurën. Për fat të mirë, ekziston një ushqim i lirë që të gjithë kanë në shtëpi, që do të ndihmojë që peshqirët të jenë sërish të butë dhe të këndshëm me lëkurën, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për sodë buke. Hidhni disa lugë direkt në kazanin e rrobalarëses dhe derdhni në ndarjen e detergjentit. Nëse nuk jeni adhurues i produkteve kimike, zgjidhni një zbutës natyral.

Nëse peshqirët janë në gjendje vërtet të keqe, provoni një truk pak më agresiv. Në ujë tretni gjysmë gote sodë buke dhe gjysmë gote boraks.

Hidheni tretësirën në ndarjen e detergjentit ose në lavaman ku do të zhytni peshqirët. Kjo do të tresë çdo detergjent të mbetur dhe peshqirët do të jenë përsëri të butë dhe do të thithin lagështinë shumë më mirë.

Gjithashtu, kontrolloni se sa kohë mund të lihen rrobat në rrobalarëse.

@cleanwithbekxx

Shocked at how many people did not know this🤯 #cleanwithbekxx #cleaninghack #washingmachine #cleantok #fyp #lifehack

/Telegrafi/