LAJMI I FUNDIT:

Si të vishemi në punë, ngjyrat e përshtatshme për tonet e ndryshme të trupit – këto e shumë të tjera i mësojmë me disa këshilla nga Kiwi Prishtina

Si të vishemi në punë, ngjyrat e përshtatshme për tonet e ndryshme të trupit – këto e shumë të tjera i mësojmë me disa këshilla nga Kiwi Prishtina

Moda ka aftësinë të ndryshojë dhe të formësojë jetën përmes lidhjes së saj personale me të gjithë ne.

Të ndihesh rehat e ta shfaqësh vetën në formën më të mirë duhet të jenë gjërat primare në të cilat ne fokusohemi kur bëjmë zgjedhjen e veshjeve të caktuara.


Edhe pse kjo mund të duket e vështirë, me këshillat e duhura nga ekspertët e fushës, gjithçka është më e lehtë.

Bebe Rexha veshi kombinim interesant, i cili u nuhat muaj më parë nga një 16-vjeçare
Lexo po ashtu Bebe Rexha veshi kombinim interesant, i cili u nuhat muaj më parë nga një 16-vjeçare

Vesa dhe Rina nga Kiwi Prishtina janë kujdesur që lexuesve të Telegafit t’ua sjellin disa këshilla thelbësore rreth stilit në mënyrë që të duken në formën më të mirë të mundshme.

Fillimisht, Vesa tregoi disa metoda për theksimin e linjave në vartësi të formave të ndryshme të trupit. Marrë parasysh llojet e trupave që janë: ora e rërës, molla, dardha dhe forma katrore – ju mund të kuptoni qartë nga shpjegimi i detajuar i saj se çka duhet të zgjedhni për veshje në bazë të formës të cilës i takoni ju.

Në këshillat e radhës, Vesa tregon se ku duhet të fokusohemi përveç formave trupore për një paraqitje të mahnitshme. Fillimisht, duhet ta kemi në mendje gjithmonë që për paraqitjen e duhur nuk është e rëndësishme vetëm ajo që veshim mbi, kanë shumë rëndësi edhe veshjet e brendshme. Duke u bazuar në atë se a është më e theksuar pjesa e këmbëve apo pjesa lart e gjoksit në trupin tuaj, më poshtë në video gjeni këshillat e duhura se si t’i zgjedhni veshjet sa më ideale.

Pjesa më e rëndësishme e veshjeve të përditshmërisë tonë padyshim që janë rrobat që zgjedhim për punë. Bazuar në vendin tuaj të punës, Rina tregon se ka disa lloje të kodeve të veshjes: “‘Business professional’, ‘Bussines formal’, ‘Business casual’ dhe ‘Smart casual’”. Brenda këtyre katër llojeve të kodit të veshjes hyjnë edhe veshjet e duhura për intervistat e punës që padyshim luajnë një rol të rëndësishëm për të ardhmen dhe me këshillat e denja padyshim që do të keni paraqitjen e duhur që do t’ju sjell vetëbesimin për të cilin keni nevojë duke u ndjerë rehat në të njëjtën kohë.

Padyshim që ngjyrat kanë rëndësinë e tyre kur bëhet zgjedhja e veshjeve, larg ndjekjes së trendeve të momentit apo kombinimit që është më i famshëm se fundmi, zgjedhja e duhur e ngjyrave bazuar në tonalitetin e trupit tuaj ka rëndësi thelbësore. Përveç që Rina tregon ngjyrat e duhura për ju bazuar në tonin e trupit tuaj, ajo tregon gjithashtu një metodë të lehtë dhe jashtëzakonisht efektive për ta kuptuar se cili është toni juaj nëse tashmë nuk e dini.

Pasi që keni mësuar më shumë rreth modës me këto këshilla thelbësore dhe shumë të nevojshme të treguara në formën më të mirë nga Kiwi Prishtina, nuk ka dyshim që do të keni paraqitje të mahnitshme gjatë kësaj vere dhe me tutje. /Telegrafi/

Për më shumë informacione dhe këshilla rreth modës na ndiqni edhe në Instagram.

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Shtatzëna
Kalo në kategori