LAJMI I FUNDIT:

Si do të transformohet Kosova pas partneritetit mes Arizona State University dhe UNI – Universum International College?

Si do të transformohet Kosova pas partneritetit mes Arizona State University dhe UNI – Universum International College?

Në një lëvizje që padyshim se do të sjell revolucion në fushën e edukimit në Kosovë, Kolegji Universum,tashmë i njohur si UNI – Universum International College, ka njoftuar se do të krijojë partneritet strategjik me Arizona State University – ASU. Arizona State University, e themeluar në vitin 1885 dhe me rreth 150,000 studentë aktiv, është Universiteti më inovativ dhe universiteti publik më i mirë në SHBA.

Me anë të këtij partneriteti, UNI – Universum International College bëhet ‘Powered by Arizona State University’. Por, çfarë do të thotë kjo për Kosovën? Cilat janë përfitimet e shtetit tonë?

Fillimisht, studentët e UNI, përveç që do të kenë qasje në kurrikulën moderne amerikane dhe në sistemin arsimor amerikan, do të pajisen edhe me diplomë të dyfishtë.

Kosova, duke qenë një shtet që vazhdimisht ka nevojë për inovacion dhe ndërmarrësi, si dy shtylla të një shteti modern dhe që aspiron të ketë rritje dhe stabilitet, do të përfitojë shumë, sepse tashmë kuadrot që do të përgatiten në UNI, rrjedhimisht në Kosovë, do të jenë kuadro që do të dalin dhe fuqizohen nga ASU, që është universiteti që inovacionin dhe ndërmarrësinë i ka shtyllat kryesore me të cilat mburret si institucion i edukimit të lartë.

Qasja që studentët dhe stafi akademik i UNI do të kenë në resurset e teknologjisë më të fundit në inovacion e ndërmarrësi të ASU-së, do të sjellin një kulturë të re të inovacionit dhe ndërmarrësisë, që do të jetë shumë e rëndësishmë për të ardhmen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Studentët kosovarë, për herë të parë në jetën e tyre do të kenë qasje në universitetin më inovativ në SHBA, nga Kosova, duke hapur kështu rrugë dhe horizonte të reja që më parë nuk kanë qenë as të ëndërruara. E ardhmja e Kosovës është padyshim e ndritur dhe ky partneritet vetëm se do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në rritjen dhe prosperitetin e vendit tonë.

Sektori i edukimit është një nga faktorët kyç në zhvillimin ekonomik dhe ky partneritet do të ndihmojë Kosovën që të pozicionohet si lider i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajon.

Për më shumë informata rreth programit kontaktoni në:

Nr.tel:+383 44 144 062

E-mail: info@universum-ks.org

Facebook: Kolegji Universum

Instagram: universumcollege

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
AUV heq dilemat, domatet nga Shqipëria brenda parametrave të lejuar për konsum

AUV heq dilemat, domatet nga Shqipëria brenda parametrave të lejuar për konsum

Ekonomi
Dri Cena, kryeshefi i ri ekzekutiv i KRU

Dri Cena, kryeshefi i ri ekzekutiv i KRU "Hidrodrini" mban takim me Bordin e Drejtorëve

Ekonomi
Dyshimet për përmbajtje të hormoneve në domatet nga Shqipëria – nga janari Kosova importoi mbi 4 milionë kilogramë

Dyshimet për përmbajtje të hormoneve në domatet nga Shqipëria – nga janari Kosova importoi mbi 4 milionë kilogramë

Jehona Hulaj
Premiera e Transformers: Rise of the Beasts në CineStar Megaplex mblodhi një numër të madh të njerëzve!

Premiera e Transformers: Rise of the Beasts në CineStar Megaplex mblodhi një numër të madh të njerëzve!

Cinestar
Promobi fiton vëmendjen ndërkombëtare në Imm Cologne me dizajnet e saj të jashtëzakonshme të mobiljeve

Promobi fiton vëmendjen ndërkombëtare në Imm Cologne me dizajnet e saj të jashtëzakonshme të mobiljeve

Promobi
Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

CITY College
Kalo në kategori