LAJMI I FUNDIT:

Si të shpëtoni nga venave varikoze në mënyrë natyrale

Si të shpëtoni nga venave varikoze në mënyrë natyrale

Studimet kanë treguar se të paktën 20% e të rriturve do të përballen me problemin e venave varikoze në një periudhë të jetës së tyre

Ndonëse përgjithësisht është më i përhapur si problem te të moshuarit, nuk përjashtohen as rastet e të rinjve.


Venat varikoze, të njohura si varice, prekin më shumë gratë sesa burrat.

Vena merimangë

Venat janë struktura pak të dobëta dhe për shkak të mungesës së mureve mbrojtës zgjerohen nga presioni i ushtruar nga qarkullimi i gjakut.

Kujtojmë që venat merimangë quhen venat në formë gjarpëruese që mund të jenë në ngjyrë blu, të gjelbër ose vjollcë. Të ngjashme me rrjetin e merimangës, vena të tilla janë të dukshme në sipërfaqen e lëkurës, por nuk janë të ngritura dhe të dhimbshme si varicet.

Venat varikoze nuk janë thjesht një problem estetik, por mund të paralajmërojnë dëmtime të rrezikshme si: mpiksja e gjakut, ënjtje e këmbëve, trombozë etj.

Vena varikoze

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e variceve

– Gjenetika
– Qëndrimi për shumë gjatë në këmbë (përmendim këtu profesioni si mësuesit, mjekët, floktarët, shitësit etj)
– Mbipesha
– Ndikimet hormonale gjatë pubertetit, shtatzënisë dhe menopauzës

Masat parandaluese

– Ecja e vazhdueshme
– Aktivitet fizik (ushtrime, not, ngjitje e shkallëve)
– Ushtrime për këmbët (gjatë ditës, ngrihuni në majë të gishtave të këmbës dhe pastaj uluni poshtë).

Trajtimi

Varicet trajtohen në mënyra të ndryshme, duke filluar nga metoda më e vjetër që është kirurgjia, e deri te trajtimi termik e skleroterapia.

Po kështu, mund të trajtohen në kushte shtëpie, sigurisht si një masë parandaluese ose së paku lehtësuese.

1. Farat e domateve

Pjesa e brendshme e domates bën efektin e aspirinës dhe nëse e aplikoni çdo ditë në varicet tuaja do të parandaloni zhvillimin apo përkeqësimin e tyre. Lyejini këmbët rreth 4 herë në ditë për të paktën 2 muaj me radhë.

2. Vaj ulliri

Mes qindra përfitimeve që marrim nga vaji i ullirit, roli i tij si anti-inflamator është posaçërisht për kurimin e variceve. Në përbërje të tij ka vitaminë E, minerale dhe Omega 3.

3. Limon, hurdhë dhe vaj ulliri

Merrni disa thelpinj dhe shtypini derisa të kthehen në formë mase. Pastaj hidhni pak vaj ulliri dhe limon. Lërini për 10-12 orë dhe më pas me anën e një pambuku aplikojeni në atë zonë 2 herë në ditë për të paktën 1 muaj.

4. Lakra

Lakra ndihmon gjithashtu në përmirësimin dhe forcimin e venave, shkruan Anabel. Merrni 3 shtresa të saj dhe vendosini në një mikser . Me lëngun që do të përftohet lyejini këmbët 3 herë në ditë.

5. Majdanoz dhe ujë trëndafili

Merrni një dorë majdanoz dhe vendoseni në një tigan. Shtoni pak ujë aty dhe lërini të ziejnë për 5 minuta. Hiqeni nga soba, mbulojeni dhe lëreni ashtu derisa të ftohet pak. Merrni lëngun e lëshuar nga majdanozi dhe miksojeni me ujin e trëndafilit. Me pambuk lyeni zonën më të dukshme me varice për rreth 2 herë në ditë për disa muaj. Më pas shpëlajeni këmbën me ujë të vakët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori