Dhimbjet e nyjeve janë një nga problemet më të mëdha sidomos për moshat disi të thyera
Megjithatë, dhimbja e nyjeve është mjaft e përhapur edhe tek personat në moshë të re.
Për të qetësuar dhimbjet e nyjeve do të ishte mirë të ndiqni këshillat e mëposhtme.
Çfarë të konsumoni
Ekspertët rekomandojnë të filloni me dietën mesdhetare, pasi është e pasur me fruta, perime, bishtajorë dhe shumë vaj ulliri. Të gjitha këto ushqime ndihmojnë në shëndetin e mirë të kockave dhe veçanërisht nyjeve.
Një studim i vitit 2015 shpjegon lidhjen e fortë që ushqimi ka me shëndetin e mirë të kockave. Këtu veçohet edhe dieta e famshme mesdhetare. Pra, shumë bulmet, vaj ulliri, fruta, perime apo ushqime të pasura me omega-3. Të gjitha këto ushqime largojnë dhimbjen e nyjeve në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.
Vaji i peshkut
Vlerat e vajit të peshkut gjejnë vend edhe në luftën kundër dhimbjes së kyçkeve. Elementi kryesor në të, omega – 3 ka veti anti inflamatore të cilat qetësojnë çdo dhimbje në trup në shumë pak kohë. Atë mund t’a merrni me anë të suplementeve në disa periudha të caktuara të vitit ose në mënyra natyrale.
Ndër ushqimet më të pasura me të listohen peshku salmon, troftë apo sardelet. Mjafton të konsumoni një racion peshk të freskët në javë dhe do të merrni të gjithë ndihmën e duhur për nyjet dhe kyçet tuaja.
Perimet e gjelbra
Megjithëse të gjitha perimet duhet të jenë të përfshira në dietën tuaj, perimet jeshile e me shumë gjethe vendosini në vend të parë. Këtu futen brokoli, kale, sallata jeshile apo lakrat, pasi janë një burim shumë i madh vitaminash, fibrash dhe antioksidantësh.
Pikërisht këto enzima dhe vitamina e ndihmojnë trupin të qetësojë gradulisht dhimbjet e çdo lloji. Për të gjithë personat që vuajnë nga artriti këto perime janë më të vlefshmet.
Çaji i gelbër
Shumë i njohur e i përdorur që nga lashtësia, çaji jeshil është i mbushur në vlera të mira për organizmin. Ky çaj ka veti qetësuese dhe arrin të shuajë dhimbjen e nyjeve nëse e përdorni rregullisht. Gjithnjë jini të kujdesshëm të keni një regjim ushqimor sa më natyral e të pasur me vitamina dhe minerale.
Krahas këshillave dhe ilaçeve nga mjeku, ushqimet e duhura do të jenë një ndihmesë e madhe kundër këtyre simptomave.
Këshillë: Këto këshilla nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë këshillat nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor. Poashtu, ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: Health.clevelandclinic, Living
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert