Dimri iku. Tani që i keni larë gjithë rrobat e trasha të tij, çështja është ku t’i vendosni deri vitin tjetër, sepse të duket sikur asnjëherë nuk u gjen vendin ideal. Mos kujtoni që është aq e lehtë.
Rrobat duhen palosur si duhet, varur ose vendosur në një mënyrë të tillë që të rrojnë gjatë. Me qëllimin për t’ju ndihmuar me punët e stinës, janë pyetur disa ekspertë për ruajtjen e sendeve jashtë sezonit.
Keni parasysh këto këshilla për hapësirat e vogla, materialet me vlerë dhe parandalimin e mykut dhe brejtjes. Kjo është harta e rrugës drejt gardërobës së freskët dhe të organizuar të rrobave të dimrit.
Një vitrinë për çizmet
Shumica e specialistëve këshillojnë që çizmet të mbahen në kutinë e tyre të vërtetë. Që mos të dëmtohen “mund të porositet një raft çizmesh ku ato të rrinë në këmbë që është një mënyrë e mirë edhe për t’i ekspozuar” thotë Ginny Snook Scott, specialiste organizimi për California Closets.
Scott thotë gjithashtu që varëset janë alternativa të shkëlqyera edhe për të kursyer hapësirën. Bli nga ato varëse si kapëse që kapin çizmet bashkë, te qafat dhe vari në një shufër. Scott sugjeron të varësh katër ose pesë në një radhë për të mos zënë vend.
Çizmet shpesh humbasin formën e tyre, por ka një zgjidhje të thjeshtë edhe për këtë. Maxell Ryan, drejtues dhe themelues i Apartment Therapy, sugjeron “të blesh ca forma këpucësh ose t’u vendosësh bidona apo revista të mbledhura.” Mos e tepro sepse mund të hapen.
Kutitë e pastra që përdoren zakonisht për ushqime janë të shkëlqyera për të mbajtur shumë rroba
Blogerja Carley Knobloch përdor kuti transparente për rrobat. “Më pëlqejnë kutitë transparente. Fotografoj çdo gjë që kanë brenda dhe krijoj një dosje digjitale dhe mund t’i kontrolloj menjëherë çfarë kanë kur dua të gjej diçka pa bërë rrëmujë, thjesht duke hapur dosjen në kompjuter sezonin tjetër.”
Scott është dakord duke shtuar që këto kuti janë më të mira sesa sirtarët. Sirtarët, sipas saj, të jenë “vetëm për rrobat që vesh çdo ditë, të brendshme, rroba banje dhe rrobat e përditshme”.
Sa vend zënë është gjithashtu e rëndësishme, prandaj zgjidhje mund të jenë edhe qeset plastike me vakuum. Por, kujdes, sepse si thotë specialistja e Apartment Therapy, Ryan, “qeset me vakuum mund të kursejnë shumë hapësirë, por ato nuk i lejojnë rrobat të marrin ajër, kështu që përdorini vetëm për një grup të kufizuar veshjesh bluza të thjeshta, pizhame dhe çorape.”
Varur apo palosur?
Kjo është një nga dilemat më të mëdha. Neglizhimi i zgjidhjes së duhur mund të përfundojë në rroba të rrudhosura dhe prishje të copës. E para, mendo për materialin. Specialistja e organizimit thonë që materialet me fibra natyrale duhet të qëndrojnë të varura, si kashmiri, ose leshi, në vend që të palosen. Duane Schumann, menaxhere në Treasured Garment Restoration, shton fibrat akrilike dhe poliestër duke thënë që është më mirë të palosen në vende të veshura me material pa acid.
Xhinset dhe bluzat, mund të palosen edhe të rrotulluara, që lë vend për më shumë rroba, thotë Ryan. Kushtojini gjithmonë rëndësi llojit të varëses. Për materialet e mëndafshit ose pambukut “përdor varëse të veshura me copë që mos të lënë vija në veshje si varëset metalike”, thotë Scott. Vendi ku varen rrobat duhet të jetë i thatë, por i ajrosur, shkruan revista class. Në vend të qeseve të pastrimit kimik, që Schumann thotë mund "të lëshojnë gaz në temperaturë të lartë dhe të lënë njolla nga emetimi i vajrave” përdor veshje pambuku që i lejojnë rrobat të marrin pak ajër të pastër.
Mos përdor bar molesh, por livandë dhe kedër
Nëse rrobat nuk janë vendosur në gjendjen e duhur, myku dhe molat kanë më shumë mundësi për të sulmuar. Dhe pse sferat antimola duken shumë të mira kundër insekteve, ato janë të këqija për ruajtjen e rrobave. Jo vetëm mbajnë erë të keqe, por materialet e përdorura për to, në të shkuarën shpesh kanë qenë të ndaluara. Si alternativë, specialistët këshillojnë kedër apo boçe të vogla cope me livandë apo lëkura të grira limoni, që i mbajnë rrobat të thata dhe me erë të mirë. Kujdes me kedrin sepse mund të jetë shumë tharës për mjedisin. “Problemi me drurin e kedrit është që dehidraton çdo gjë përreth dhe kur kemi materiale natyrale si gëzofi apo lëkura ua nxjerr vajin jashtë.” thotë Scott. Kur copave u hiqet vaji bëhen delikate dhe lëshohen ose çahen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

"Nënpikturimi", truku i preferuar i grimit që premton një bazë perfekte

Gjërat të cilat meshkujt i lakmojnë në seks

Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë
Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa