Duke marrë parasysh se stina e verës po afrohet çdo ditë e më shumë, një pjesë e madhe e njerëzve janë të përqendruar t’i heqin kilogramët e tepërt.

Pavarësisht se cili është qëllimi juaj – humbja e peshës apo tonifikimi i muskujve – fanatikët e fitnesit do të përqendrohen në pamjen e tyre fizike, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, përpjekja për ta formësuar trupin nuk kërkon orë të panumërta në palestër, por një gjë shumë të thjeshtë.

Pra, a dëshironi të ndërtoni muskuj shpejt?

Sipas “Men’s Health”, ju nuk keni nevojë të bëni më shumë seri apo përsëritje, por vetëm të fokusoheni më shumë.

Për të ndërtuar muskuj, vetëm ndryshojeni mënyrën si fokusoheni kur bëni peshëngritje – dhe me këtë vjen edhe rritja e muskujve!

Një ekip i hulumtuesve amerikanë ka bërë një eksperiment të thjeshtë me një grup njerëzish që asnjëherë më parë nuk kishin bërë peshëngritje.

Nga analizat e ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se ata kishin mundur t’i rrisnin muskuj deri në 12% kur fokusoheshin më shumë gjatë ngritjeve të peshave.

Ndonëse teknika e mirë është hapi i parë për të ndërtuar muskuj, tani hulumtimet thonë se edhe fokusi i brendshëm është kyç.  /Telegrafi/