Pastrimi i mobilieve të lëkurës duhet bërë me shumë kujdes. Para pastrimit të mobilieve të lëkurës patjetër duhet lexuar udhëzimin e prodhuesit...
Lëkura mund të jetë e ngjyrosur me ngjyra ose me pigmente të posaçme. Nga lëkura e ngjyrosur nuk është e mundshme të pastrohen njollat e të mos ndodhë ndonjë dëmtim, ndërsa te lëkura e ngjyrosur me pigmente të posaçme, pastrimi i njollave është i mundshëm, transmeton Telegrafi.
Mirëmbajtja e rregullt e mobilieve të lëkurës nënkupton eliminimin e pluhurit, thithjen e pluhurit me thithëse nëpër kënde dhe fshirje me leckë të butë, të thatë apo të njomur.
Gabimi më i shpeshtë që bëhet gjatë mirëmbajtjes së mobilieve të lëkurës është përdorimi i tepruar i ujit dhe i sapunit për pastrim. Kjo gjë assesi nuk bën të bëhet, sepse shkatërron sipërfaqen dhe shpejton procesin e çarjes së lëkurës.
Nuk bën të përdoren mjete të forta dhe agresive për pastrim, siç është amoniaku, sepse nga to lëkura humb shkëlqimin. Madje edhe nëse ekziston njolla në mobilie, gjatë pastrimit duhet përdorur sa më pak ujë dhe nuk duhet lejuar që uji të mbetet në sipërfaqe.
Lëkura është e mundshme të zbutet në këtë mënyrë: përzihet vaji i ullirit dhe vaji i lirit me uthull rrushi të bardhë.
Kjo përzierje hidhet në leckë të njomur. Lecka lihet të thahet dhe pastaj me leckë të tharë fërkohen mobiliet e lëkurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra
Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde
10 truke që të dalloni brendet origjinale nga ato joorigjinale
Çfarë është “retrospektiva rozë”, fiksimi i të menduarit për ish-in
Zgjidhja për erën e keqe të hudhrës është pikërisht në frigoriferin tuaj
A e dini pse stjuardesat ulen në duar? Shumica e njerëzve janë të befasuar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona